Ndodh mrekullia! Babai shqiptar i dhuron mushkërinë djalit 5-vjeçar dhe i shpëton jetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 34-vjeçar shqiptar i ka dhuruar djalit të tij 5-vjeçar mushkërinë, në mënyrë që ai t’i kthehej jetës së tij normale dhe të luante ashtu siç luanin të gjithë shokët e tij.

Më 17 janar të këtij viti ndodhi “një mrekulli”. Ekipi mjekësor në Itali kreu transplantin e parë të mushkërive nga një donator i gjallë.

Vogëlushi ka lënë spitalin një muaj pas ndërhyrjes dhe tashmë ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

Familja e tij u shpërngul në Itali në verën e vitit 2018 kur fëmija ishte vetëm një vjeç. Mamaja e tij mbërriti e para ndërkohë babai u bashkua me ata pas disa kohësh pasi la punën e tij si inxhinier ndërtimi në Shqipëri.

Një vit pas shpërnguljes së tyre në Itali, djali i tyre ishte nisur për në spital pasi kishte pasur disa shenja sëmundjeje. Pas analizave mbërrin diagnoza e talasemisë apo anemisë mesdhetare, dhe rezulton për një çrregullim gjaku.

Në verën e vitit 2021 u kërkua transplant i palcës së eshtrave. Ndërhyrja u krye në vitin 2023 dhe transplanti u krye me sukses dhe tashmë 5-vjeçari është në gjendje mjaft të mirë shëndetësore.

Të fundit

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Dikur avokati i Trump, merr në hetim dosjen “Epstein”

Todd Blanche, avokati personal i Donald Trump, ndodhet në qendër të një polemike të madhe pas vizitës së tij në burg për të intervistuar...

Spahiu: Debati për Kodin e ri Penal mund të zgjidhet me referendum nga populli

Juristi Kreshnik Spahiu tha për Report TV se debati për Kodin e ri penal mund të zgjidhet edhe me referendum popullor. "Duhet që të hartohet...

Lajme të tjera

Web TV