Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi: Tre shqiptarë të plagosur nga përplasja e trenave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga thotë se deri më tani nuk rezulton të ketë shqiptarë në mesin e viktimave, nga përplasja e dy trenave, ngjarje e ndodhur orët e vona të së martës në Larisa. Megjithatë, ambasadorja thotë se 38 viktima janë ende të pa identifikuara.

“Për momentin që ne po flasim akoma operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar punën e tyre, kështu që në këtë moment ne nuk mund të flasim për shifra të sakta. Ajo që ne dimë nga autoritetet greke, është se në total kanë qenë 347 pasagjerë që kanë udhëtuar drejt Selanikut, prej të cilëve 72 janë ata të cilët kanë pasur dëmtime dhe midis tyre, kanë qenë dhe janë ende në gjendje të rëndë, në reanimacion 6 persona. Gjithashtu kemi edhe 38 viktima në këtë moment, të cilët janë akoma të paidentifikuar, për shkak se familjarët e tyre ndodhen pranë spitalit ku dhe unë ndodhem në këto momente dhe po japin ADN-në e tyre për të identifikuar në orët në vazhdim viktimat” – tha ambasadorja.

Sa i përket të plagosurve shqiptarë, ambasadorja Hajdaraga tha se 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

“Sa i përket shtetasve shqiptarë, unë kam vizituar 3 familje që ndodhen në këtë spital. Njëra nga vajzat, 20 vjeç, është në gjendje të mirë shëndetësore, ka kaluar një operacion. Dhe kemi edhe 2 shtetas të tjerë që janë në gjendje të rëndë, në reanimacion. Në orët në vazhdim do të kemi dhe të dhëna të tjera. Unë do të vazhdoj të qëndroj pranë tyre në këto orë të natës, por edhe gjatë mëngjesit të nesërm” – tha ajo në një prononcim për Tv Klan.

Lexo edhe :  Meloni takohet me Presidentin Vuçiç: Mbështetje për dialogun Kosovë-Serbi

Nga përplasja kokë më kokë e dy trenave, një me udhëtarë e tjetri me mallra, mbetën të vrarë të paktën 40 persona, ndërsa 85 të tjerë u plagosën, 9 prej të cilëve shqiptarë.

Të fundit

Shumica e të rinjve shqiptarë nuk do të kenë kurrë shtëpi të tyren!

Shqipëria dhe pjesa më e madhe e globit, po arrijnë në një pikë ku të paturit e një shtëpie...

11 gusht 1965 – Trazirat racore në Watts, Los Angeles, 35 të vdekur

Një shpërthim i dhunshëm, një klithmë e dëshpërimit të akumuluar Më 11 gusht 1965, rrugët e lagjes Watts, në jug të Los Anxhelosit, shpërthyen në...

Kurti dhe Gërvalla thonë se Serbia paraqet “kërcënim real” për sigurinë e Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, thanë se Serbia vazhdon të paraqesë kërcënim...

Plazhet shqiptare, destinacioni sekret i yjeve ndërkombëtarë këtë verë

Riviera shqiptare po kthehet gjithnjë e më shumë në një nga destinacionet më të preferuara të yjeve ndërkombëtarë. Bukuritë natyrore, deti kristal, plazhet e...

Temperatura ekstreme në të gjithë vendin, ja 3 qarqet me rrezikshmëri shumë më të lartë

Situata nga zjarret në vend është në nivel rreziku të lartë në të gjitha qarqet e vendit. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën të...

Lajme të tjera

Web TV