Nuk ka fitues në “Niko Dovana”, mbyllet në barazim sfida mes Teutës dhe Vllaznisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

U mbyll pa fitues sfida e “Niko Dovanës” mes Teutës dhe Vllaznisë për javën e 24-t të Superiores.

Miqtë shkodranë, të cilët shënuan të parët që në fillim të pjesës së parë, nuk ia dolën ta ruanin epërsinë, madje pësuan gol pas thuajse gjysmë ore lojë, me rezultatin 1-1 që mbeti në fuqi deri në fund.

Esat Mala i befasoi vendësit në minutën e 14-të, duke I vjedhur kohën mbrojtësit në prekjen e topit.

Barazimi erdhi pas një aksioni model të ekipit durrsak, i finalizuar me mjeshtëri nga Kallaku.

Teuta e nisi me vrull pjesën e dytë, pretendoi në dy raste për penallti.

Në të 68-tën, akordohet 11-metërsh për Teutën, por e anulon sistemi VAR, që dallon një ndërhyrje të parregullt më herët ndaj Gurishtës.

Teuta tentoi golin edhe në minutat shtesë me Dacin, por Zogovic reagoi në pozicion.

Një barazim që nuk kënaqi asnjë ekip, pasi si Teuta mbetet e gjashta me 32 pikë, ndërsa Vllaznia shkon në kuotën e 36 pikëve.

Të fundit

Shqiptarët, të parët në Evropë për makina luksoze! Mbizotërojnë Benzi, BMW dhe Audi

Në përgjithësi, në renditjet ku krahasohet me shtetet e Europës, Shqipëria është gjithnjë nga fundi. Por ka një tregues...

I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme viziton sot Gazën, çfarë pritet të ndodhë

I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, pritet të vizitojë Gazën të premten, në një kohë kur rritet trysnia ndaj administratës së...

Ish-kryeministri izraelit sulmon Netanyahu-n: Ai duhet të shkarkohet

Ehud Olmert, ish-kryeministër i Izraelit, dha një intervistë të rëndësishme për gazetën gjermane Der Spiegel. Një bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit Ariel Sharon, ai...

Kosova dështoi në Konstituimin e Kuvendit, çfarë pritet nga Gjykata Kushtetuese?

Gjykata Kushtetuese duhet të sqarojë me terma të prerë mënyrën e votimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, si dhe të tregojë se afati...

Rrëshqitje dherash dhe bllokim rruge në segmentin Gramsh–Korçë

  Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë rajonin juglindor të vendit gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme serioze në qarkullimin rrugor, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV