Takimi Rama-Scholz/ Samiti i Berlinit më 16 Tetor në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama u takua dje në Berlin me Kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz ku diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe, por edhe për Samitin e Berlinit që do të mbahet në Tiranë, me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Nga drejtësia e re te investimet gjermane. Scholz jep këshillat për reformat që duhet të kryejë Shqipëria.

Kryeministri Edi Rama ka nisur dje vizitën në Gjermani ku u prit nga kancelari gjerman, Olaf Scholz. Në fokus të takimit ishte koordinimi në kuadrin e kryesimit të Procesit të Berlinit nga Shqipëria. Në takim u përcaktua se më 16 tetor do të mbahet në Tiranë, samiti i Procesit të Berlinit. Data u bë me dije nga kancelari gjerman Olaf Scholz në një konferencë për mediat nga Berlini së bashku me kryeministrin Edi Rama. Kjo është një nismë e ish-kancelares gjermane Angela Markel, si një samit i cili kërkon afrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Bosjes dhe Serbisë me Bashkimin Europian. Zhvillimi i këtyre rajoneve, sidomos më projekte të përbashkëta kryesisht ifrastrukturore tenton të zbusë edhe problematikën shekullore mes vendeve ballkanike që kanë njohur konflikte të vazhdueshme, deri në luftëra të përgjakshme. Edhe takimi i djeshëm ishte në këtë kuadër, ku kancelari Scholz duket i angazhuar për të vijuar më tej projektin e nisur nga paraardhësja e tij. Pas një takimi që zgjati rreth një orë ‘kokë më kokë’ ndërmjet dy liderëve, kancelari gjerman vlerësoi Shqipërisë si partner të besueshëm drejt BE-së. Kancelari gjerman tha se përparimet e vendit tonë janë një sinjal shumë i mirë e shtoi se dëshiron sa më parë që të mirëpresë Shqipërisë në BE. Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama shprehu mirënjohjen që samiti i Procesit të Berlinit do të zhvillohet në Tiranë, për të cilin tha se do të trajtojë bilancin e arritjeve të këtij procesi si dhe do të fuqizojë edhe më shumë bashkëpunimin në rajon. Bashkëpunimi rajonal, për kreun e qeverisë, është e vetmja rrugë që rajoni ka dhe se në këtë rrugë është fat që është Gjermania si bashkudhëtarë. Duke u ndalur tek procesi i integrimit, Rama bëri të ditur edhe mënyrën sesi Gjermania mund të ndihmojë në këtë proces nëpërmjet angazhimit të burimeve njerëzore në përgatitjen e ligjeve. Sa i takon bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Rama u shpreh se mbështet planin e paqes dhe të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Sipas Ramës është një plan përmbajtësor dhe realist.

Reforma në Drejtësi

Kreu i qeverisë, Edi Rama tha se Shqipëria është i vetmi vend i rajonit që ka ngritur stekën në pikën që s’ka qenë më parë. Për këtë i referohet Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet në vjeshtë në Tiranë dheshprehet se fqinjët duhet të marrin shembull. “Përsa i përket samitit, e thashë, është një kënaqësi dhe një nder dhe është edhe një shprehje besimi por është edhe një detyrim ndaj aleatëve tanë kaq të rëndësishëm, Gjermanisë, qeverisë federale, kancelarit, fakti që samiti i Procesit të Berlinit vjen në rajon dhe vjen në Tiranë. Po ashtu nuk diskutohet që edhe samiti i 6 dhjetorit ishte diçka që ka lënë një gjurmë të thellë tek ne e cila mbi të gjitha është barrë për të merituar në vijimësi respektin që kemi fituar, por edhe për të thelluar rrugën tonë duke u bërë një vend gjithmonë e me evropian në aspektin e standardeve dhe në atë që kancelari shprehu në fjalën e tij hyrëse, që janë edhe sfidat kryesore, një vend shembull në luftën kundër korrupsionit”, tha Rama. Sipas tij, Shqipëria është i vetmi vend në rajon që falë reformës në drejtësi ka ngritur vendin në një tjetër stad. “Edhe vendet e tjera të rajonit duhet të marrin shembull në pikën ku drejtësia nuk do të dijë se nga vjen, nga cili krah i politikës, apo sa pushtet ka apo se sa lidhje ka me pushtetin një individ që duhet të përgjigjet para drejtësisë, por drejtësia bën punën e saj. Natyrisht që ka ende shumë për të bërë por ama ka ardhur dita që në Shqipëri, atë që s’e besonte askush deri para disa vitesh, është bërë fakt, fakti që edhe njerëz me profil të lartë të lidhur me shumicën qeverisëse, mund të shkojnë para drejtësisë dhe në këtë aspekt, e thashë që këto janë shenja shumë domethënëse të një rruge që vazhdon dhe Procesi i Berlinit është krijuar pikërisht për ta shtyrë më tutje vazhdimin e kësaj rruge jo vetëm në aspektin e meritës individuale të çdo vendi por edhe në asketin e bashkëpunimit dhe tani kombinimi i gjithë aspekteve ekonomike dhe financiare të Procesit të Berlinit me shtysën e re që kancelari Scholz, Gjermania, së bashku me presidentin Macron dhe Francën, dhe përmes Bashkimit Europian dhe në bashkëpunim me Shteteve të Bashkuara po i japin edhe normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, e plotësojnë këtë kuadër qe na bën të jemi optimist për të nesërmen e rajonit tonë, tha Rama.

Lexo edhe :  “Po krijoni një furtunë”/ Gogu: Doni apo s’doni anulimin e gjobave do ta bëjmë ligj

Marrëdhënia me Kinën

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për mediat bashkë me kancelarin gjerman Olaf Scholz është pyetur edhe për marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë me Kinën. “Shqipëria ka mbajtur një qëndrim të qartë publik madje duke bërë edhe thirrje më të gjitha vendet e Rajonit për të zgjedhur një alternativë për 5G dhe faktikisht e kemi bërë shumë kohë më parë. Në këtë aspekt nuk kemi asnjë problem. Ne jemi pjesë e formatit 17+1 dhe nuk kemi ndërmend që të largohemi edhe pse Shqipëria është vendi që nuk ka përfituar as edhe një investim dhe nuk e di se ku e bazoni këtë bashkëpunim të ngushtë me Kinën. Për arsye historike bashkëpunimi është fare normal. Ideja që ne të largohemi nga forumi për të mbajtur qëndrim për çfarëdo arsye më duket një ide e gabuar. Vendet demokratike që besojnë tek dialogu janë ato që duhet të japin shembullin, pasi ne e kemi kaluar një kohë me një regjim që gati si fliste askujt. Komunikimi duhen të jetë gjithmonë dhe me këdo”, tha Rama.

Procesi i Berlinit

Procesi i Berlinit u vendos në vitin 2014 me iniciativën e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, me qëllim të lidhjes dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor përpara se të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Procesi i Berlinit shërben si një platformë për bashkëpunimin e nivelit të lartë ndërmjet përfaqësuesve zyrtarë të nivelit të lartë të së ashtuquajturës Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, e cila përbëhet nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Procesi përfshin edhe institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile në rajon. Samiti i nëntorit në Berlin përfaqëson, gjithashtu, ringjalljen e procesit, që kur kancelari Olaf Scholz drejton Qeverinë në Berlin. Sipas njoftimit, samiti i ardhshëm do të organizohet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Të fundit

Ish-gjyqtarja Fetahu kërkon nga Gjykata e Lartë rrëzimin e masës ‘arrest në

Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, i kërkon Gjykatës së Lartë të shfuqizojë masën e sigurisë “arrest në shtëpi” caktuar...

Paralajmërimi i Bashës për opozitën/ Koha na dha të drejtë!

Kreu i grupimit Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se amnisitimi i të korruptuarve të Edi Ramës me votën e Sali Berishës, ishte një mesazh politik...

Bien temperaturat, si do të jetë moti gjatë fundjavës

Meteorologia Tanja Porja ka treguar sesi do të jetë moti gjatë ditëve të fundjavës. Ajo tha se mëngjesin e të shtunës reshjet e shiut do...

Bonus edhe për administratën në fundvit, 120 mln lekë në dispozicion/ Zbardhen detajet

Këtë fundvit do të përfitojnë shpërblim edhe disa punonjës te administratës shtetërore. Mesohet se me aktin e fundit normativ, qeveria ka vendosur të shpërndajë bonus...

Zbulohet kushti i Parashqevi Simakut për t’u rikthyer në Tiranë

Parashqevi Simaku ka qenë kryefjala e mediave në javën e fundit. Artistja e madhe e viteve ’80 u shfaq në një video, teksa jetonte...

Lajme të tjera

Web TV