Formula 1/ Lewis Hamilton i “inatosur” me skuadrën Mercedes: “Nuk më dëgjuan”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mercedesi ka qenë një ndër surprizat negative të fillimit të Botërorit në Formula Një. Në të vërtetë shefi i skuadrës Toto Wolf në një farë mënyre kishte paralajmëruar se makinat W14 nuk ishin në të njëjtin nivel me Ferrarin dhe Red Bull, por realiteti që shfaqi gara e parë në Bahrein ishte edhe më i keq.

Ish-dominuesit e çmimit për konstruktorë nga 2014 deri në 2021, edhe në këtë 2023 po “zvarriten”, e madje u arritën e u kaluan edhe nga Aston Martin, duke qenë se si George Russell ashtu dhe Lewis Hamilton iu desh ta mbyllnin garën pas Fernando Alonsos.

Hamilton e mbylli me plot 50 sekonda diferencë nga fituesi i garës Verstappen që bëri të dridhet edhe Ferrari. Zhgënjimi është i madh te skuadra nga Shtutgart pasi vitin e kaluar Mercedesi ishte skuadra që u rrit më shumë gjatë sezonit, në tentativën për të ngushtuar hendekun me Red Bull dhe Ferrari, duke ngritur pritshmëritë se këtë viti muzika do të ndryshonte.

Gjërat gjithsesi nuk shkuan kështu, pasi këtë herë Hamilton ishte edhe më i ngadaltë se në nisjen e sezonit të kaluar, një e dhënë kjo shqetësuese për teknikët në Shtutgart.

Lewis Hamilton nuk e ka fshehur zhgënjimin e madje edhe nervozizmin, pasi në një podcast të BBC teksa komentonte disfatën në Bahrein u shpreh se te Mercedes nuk e kanë dëgjuar. 7 herë kampioni i botës deklaroi se ai e dinte shumë mirë se për çfarë kishte nevojë makina në këtë sezon të ri.

“Kishte gjëra që ua thashë vitin e kaluar. Ju kam dhënë kaq shumë makinave në jetën time, e di se për çfarë ka nevojë dhe për çfarë nuk ka nevojë një njëvendëshe. Mendoj se bëhet fjalë për të marrë përgjegjësinë dhe ta pranojnë duke thënë; ‘E di, nuk të dëgjuam, nuk jemi aty ku duhet dhe na duhet të punojmë’.

Lexo edhe :  Marcus Rashford zgjedh kampionatin gjerman, gati shitja për 45 mln euro

Gjithsesi më pas Hamilton kërkoi të mbetet konstruktiv duke shtuar;

“Gjithsesi ne jemi disa herë kampionë, nuk ja dolëm në 2022 dhe këtë vit se kuptova se çfarë nuk funksionoi, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të bëjmë mirë duke ecur përpara në sezon e sipër”.

Të fundit

Nga Spanja, Portugalia dhe Anglia, bota e futbollit vajton vdekjen e Diogo Jota

Bota e futbollit është tronditur ditën e sotme pas vdekjes së Diogo Jotës. Ish-sulmuesi i Liverpoolit humbi jetën tragjikisht...

Bayern, Real Madrid dhe Liverpool, nis gara për mbrojtësin francez

Castello Lukeba është në qendër të vëmendjes këtë merkato vere. Qendërmbrojtësi i Leipzig ka klauzolë largimi 90 mln euro, por klubi gjerman është gati...

BE dhe SHBA, po vjen marrëveshja e re për të shmangur ‘betejat’ me tarifa

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara po afrohen drejt një marrëveshjeje të rëndësishme tregtare, në përpjekje për të shmangur vendosjen e tarifave 50% mbi...

Abuzimet e Bankers, Tatimet zbardhin skemën

Drejtoria e Tatimeve ka dalë me njoftim zyrtar sa i përket abuzimeve në kompaninë “Bankers Petroleum” që çuan në arrestimin e 2 drejtuesve. Sipas Tatimeve,...

Tedi Blushi i kthen përgjigje Kryemadhit: “Dëgjova disa aludime, por nuk harxhoj energji”

Monika Kryemadhi akuzoi përsëri sot Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, për qëndrimet përçarëse të tij dhe për sjellje të dyshimta...

Lajme të tjera

Web TV