Kukësi mposht Bylisin dhe futet në luftë për zonën e europës, Teuta “ngec” në Krujë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga mbijetesa te Europa. Është ky kapërcimi që ka bërë Kukësi, që pas tre fitoresh radhazi, është ngjitur në vendin e 5-të me 34 pikë, duke dalë hapur si kandidate për një vend në zonën europiane të renditjes.

Verilindorët kanë gjetur ekuilibrat e duhur nën drejtimin e Rrahman Hallaçit dhe pasditen e sotme ia kanë dalë të triumfojnë me rezultatin 2-0 ndaj Bylisit në “Kukës Arena”.

Atdhe Rashiti zhbllokoi sfidën në minutën e 66-të, pasi devijoi drejt rrjetës një goditje të Ndrecës, ndërsa rezultatin e vulosu kapiteni Gjelbrim Taipi në minutën e 80’.

Ngec sërish në barazim Teuta, që pas një pike të marrë ndaj Vllaznisë, ka marrë edhe një tjetër ndaj Kastriotit në transfertë. Durrsakët e Edi Martinit luajtën për më shumë se një pjesë me një lojtar më tepër, pasi Abaz Karakaçi u ndëshkua me karton të kuq.

Megjithatë “djemtë e detit” nuk ia dolën të shfrytëzojnë epërsinë numerike, për të shënuar të paktën një gol, që do t’u jepte tri pikët në këtë transfertë.

Rezultat zhgënjyes edhe për vendasit, që pozicionohen në vendin e fundit me 24 pikë dhe mbijetesa duket një mision i pamundur.

Të fundit

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Alimehmeti: Rama ka dosje për kryebashkiakët, nuk guxojnë ta kundërshtojnë

Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak, e cila u karakterizua nga debatet, pasi këshilltarët e opozitës përsëritën kërkesën për shkarkimin e Erion Veliajt, pas...

Mero Baze: A duhet ta lavdëroj Këlliçin që po mbron Veliajn?

MERO BAZE - Belind Këlliçi pretendon se Erion Veliaj është arrestuar për arsye politike, pas protestave të tij para Bashkisë, dhe pas “detyrimit” të...

Lajme të tjera

Web TV