Grupi i Alibeajt me seli të re, Gazment Bardhi: Pas 14 majit nis ristrukturimi i PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grupi i Alibeajt bëhet me seli të re. Me sa duket ky grupim i PD nuk do të kthehet në selinë e njohur prej të gjithëve, për sa kohë grupimi i zotit Berisha do të jetë atje.

Deputeti i PD Gazment Bardhi deklaroi se kemi marrë masat për të marrë një godinë të re ku do të ushtrojë funksionet Partia Demokratike deri në momentin që zoti Berisha të vlerësojë se në një shtet ligjor vendimet e gjykatave duhet të respektohen.

“Në kushtet kur njëra palë nuk ka ndërmend të zbatojë vendimin e Gjykatës së Apelit, ne nuk mund të përsërisim atë që bëri zoti Berisha në 8 janar, të nxisim një luftë mes demokratëve”, tha Gazment Bardhi gjatë intervistës në emisionin “Pa Censurë”. Ai i pohoi gazetares Elona Meço se PD zyrtare është vendosur në një godinë private, pranë kryesisë së Kuvendit.

“Kemi marrë masat për të marrë një godinë të re ku do të ushtrojë funksionet Partia Demokratike deri në momentin që zoti Berisha të vlerësojë se në një shtet ligjor vendimet e gjykatave duhet të respektohen, siç zbatuam ne një vendim gjykate, edhe pse nuk ishte i formës së prerë dhe i ekzekutueshëm”, u shpreh zoti Bardhi.

Ai konfirmoi se pas zgjedhjeve të 14 Majit, PD do të hyjë në një proces të thellë të ristrukturimit dhe riorganizimit, gjë që ai preferon ta shohë si proces të të gjithë demokratëve, të pandarë në grupime.

“Gjykoj që PD nuk duhet të jetë e ndarë në pjesë, por të gjithë bashkë duhet të bëjmë të mundur për të pasur një Parti Demokratike jo vetëm me të gjithë anëtarët e saj,siç ka qenë në këto 32 vite, por edhe një parti që i hapet shoqërisë dhe thith sa më shumë individë për ta forcuar dhe për ta bërë alternativë qeverisëse në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshëm”, u shpreh Gazment Bardhi.

Të fundit

Vlorë, apartamenti përfshihet nga flakët

Një apartament është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në zonën pranë rrugës “Transballkanike” në Vlorë. Nga informacionet e para...

I nxehti “pushton” sërisht Shqipërinë, ja sa shkojnë temperaturat ditën e nesërme

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar...

Përleshje me policinë/ 29-vjeçari shqiptar bën për spital karabinierin gjatë arratisjes

Një ndalesë rutinë në një pikë kontrolli të karabinierëve përgjatë rrugës Nettunense në zonën e Aprilias, çoi karabinierët në arrestimin e një shqiptari 29-vjeçar. Sipas...

Sorensen: Dialogu Kosovë-Serbi, “gjallë dhe mirë”

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, deklaroi se gjendja e dialogut është “gjallë dhe mirë” pas vizitës së papritur...

Capello analizon Milanin: “Leao ka një problem, por duket se po e zgjidh”

I intervistuar nga numri i sotëm i “Gazzetta dello Sport”, Fabio Capello ka folur për Milanin, duke u ndalur te Rafael Leao: “Rafa është...

Lajme të tjera

Web TV