Qeveria tërhiqet nga skema e pasaportave të arta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka pohuar sot tërheqjen nga pasaportat e arta, por jo nga amnistia fiskale dhe legalizimi i kanabisit, duke pranuar ekspertizën e BE.

Rama tha se ne nuk heqim dorë sepse kemi arsyet tona për të menduar se kjo është gjëja e duhur për Shqipërinë dhe duam t’i shkojmë deri në fund procesit të dialogut dhe të përmirësimit të draftit.

“Sa i përket pas të arta, e kemi bërë të qartë që e kemi pezulluar procesin deri kur të sqarohet në nivel europian qëndrimi. Ne nuk e shpikëm këtë, e morëm nga vendet e BE-së. Ne nuk do ta nxjerrim këtë çështjes në tavolinë pa parë si vendos Gjykata Europiane. Kemi folur për amnistinë fiskale, qëndrimi ynë është i ditur. E vlerësojmë shumë angazhimin e Komisionit për ekspertizë, duam të vazhdojmë punën me ekspertët. Ne nuk heqim dorë sepse kemi arsyet tona për të menduar se kjo është gjëja e duhur për Shqipërinë, por duam ta bëjmë këtë gjë së bashku, ndaj ju falënderojmë për ekspertizën dhe duam t’i shkojmë deri në fund procesit të dialogut dhe të përmirësimit të draftit. Sot është një draft komplet tjetër nga ai që ishte në fillim falë ekspertizës që ju na keni ofruar”, tha Rama.

Sa i përket legalizimit të kanabisit, kryeministri deklaroi se do vijohet me procedurat parlamentare. “E fundit, kemi përfunduar të gjithë procesin e konsultimit për kanabisin mjekësor kështu që do vazhdojmë në parlament, duke pasur shumë qartë se nuk është çështja si e shkruajmë, por edhe se si e zbatojmë dhe për të gjithë elementë e monitorimit janë mirëmenduar, por sigurisht do gjykohet në praktikë”, u shpreh Rama.

Lexo edhe :  Një grua bëhet drejtuese e Policisë Bashkiake të Tiranës, kush është Elona Lalaj

 

Të fundit

“E laga me shampanjë sepse…”, Gerta tregon prapaskenat e Big Brother me Gjestin

Gerta Gixhari ishte këtë pasdite e ftuar në “Ftesë në 5”, në një intervistë ekskluzive pas daljes nga Big...

Illinois, burri vrau me thikë një fëmijë palestinezo-amerikan, dënohet me 53 vite burg

Një pronar shtëpie në Illinois, i cili goditi për vdekje me thikë një djalë gjashtëvjeçar palestinezo-amerikan dhe plagosi rëndë nënën e tij, është dënuar...

Misteri që Berisha nuk e tregon: Si i ka paguar opozita 750 mijë dollarë lobim në SHBA?

Mes paqartësive të kontratës së lobimit të lidhur me PD dhe ‘Continental Strategy’ në SHBA, një gjë është e qartë: 750.000 USD janë pagur...

VIDEO: “Sofra hudh e prit”, Rama i bie daulles, inspekton rrugën Maqellarë-Peshkopi

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar mbrëmjen e së enjtes një inspektim në segmentin më të ri të përfunduar të Rrugës së...

Basha flet nga Shkodra: Rama nuk guxon të thotë 313-n e korrupsionit

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha ishte në Shkodër dhe bashkë me kandidatët për deputet në këtë qark, u takuan me qytetarë dhe...

Lajme të tjera

Web TV