Raporti i OKB-së: Rusia ka kryer torturë dhe krime lufte në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rusia ka kryer shkelje në shkallë të gjerë të të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe normave humanitare, që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt 2022. Disa prej këtyre shkeljeve përbëjnë krime lufte, u tha në raportin e publikuar nga Komisioni i pavarur hetimor ndërkombëtar, që mbështetet nga OKB.

Raporti tha se shkeljet përfshijnë vrasje të qëllimshme të civilëve të paarmatosur – që paraqesin krime lufte – por edhe tortura, ndalime të paligjshme, përdhunime dhe forma të tjera të dhunës seksuale dhe dëbime të dhunshme të fëmijëve ukrainas në Rusi nga zonat nën kontrollin e Moskës.

Komisioni po ashtu tha se vala e sulmeve ruse në shkallë të gjerë ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës që nga tetori i kaluar, ka bërë që miliona persona në Ukrainë të mbesin pa rrymë apo ngrohje në periudha të gjata kohore gjatë dimrit. Kjo sipas këtij komisioni mund të përbëjë krim kundër njerëzimit. Në raportin e komisionit u tha se sulmet ndaj infrastrukturës duhet të hetohen më tej.

Komisioni, që ka mbështetjen e Kombeve të Bashkuara, përbëhet nga tre ekspertë të pavarur të të drejtave të njeriut. Ky komision u themelua gjatë një debati urgjent që u mbajt pas nisjes së pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës.

Raporti bazohet në qindra intervista, imazhe satelitore dhe vizita në qendrat e ndalimit dhe varreza. Aty përmendet se përdorimi i armëve shpërthyese nga forcat ruse në zonat e populluara është një prej shkaktarëve kryesorë të viktimave civile, që ka treguar “një mospërfillje ndaj dëmtimit të civilëve dhe shkaktimit të vuajtjeve”.

Raporti tha se anëtarët e Komisionit “janë tronditur nga niveli i madh i shkatërrimit” që panë gjatë vizitave të tyre në terren.

Lexo edhe :  Irani: Sulmi sot ishte mesazh i qartë për SHBA!

Në raport janë identifikuar një “sërë” rastesh të përdhunimit dhe dhunës seksuale nga autoritetet ruse në zonat që kanë marrë nën kontroll.

Dhuna seksuale është kryer gjatë vizitave shtëpi më shtëpi dhe gjatë ndalimit të paligjshëm të viktimave.

“Dhuna seksuale, që përbën torturë, dhe kërcënimi ndaj këtyre grave dhe burrave kanë qenë aspekte të rëndësishme të torturës së kryer nga autoritetet ruse”, u tha në raport.

Transferimi dhe dëbimi i fëmijëve ukrainas në Rusi “përbën krim lufte”, tha raporti, duke shtuar se shumë fëmijë nuk mundën të kontaktonin me familjarët e tyre dhe “mund të kenë humbur përgjithmonë kontaktin me ta”.

Vonesat në procesin e riatdhesimit të civilëve mund të përbëjë po ashtu krim lufte, u tha në raport.

Komisioni po ashtu “ka dokumentuar një numër të vogël të shkeljeve të kryera nga forcat e armatosura ukrainase, përfshirë sulmet pa dallim dhe dy incidente janë cilësuar si krime lufte kur të burgosurit rusë të luftës janë qëlluar, plagosur dhe torturuar”, u tha në raport.

Rekomandimi kryesor i komisionit është që “të gjitha shkeljet dhe krimet të hetohen dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë, qoftë në nivelin kombëtar apo ndërkombëtar”.

Rusia vazhdimisht ka hedhur poshtë akuzat se ka kryer mizori apo ka shënjestruar civilët në Ukrainë, pavarësisht se dëshmi të shumta që mbështesin këto akuza. /REL

Të fundit

Befason Ilir Meta: “Më ofruan azil politik, e dija se do arrestohesha”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet i burgosur politikisht prej muajit tetor 2024, në një...

Sa persona ka vrarë Izraeli me sulmet në Iran? Mjekët raportojnë shifrat

Forcat izraelite kanë vrarë të paktën 40 persona në Gaza që kur u arrit armëpushimi Iran-Izrael, sipas mjekëve vendas dhe banorëve. Sipas mediave të huaja,...

Greqia “pushtohet” nga zjarret, shpallet zyrtarisht gjendja e jashtëzakonshme

Greqia po përballet me një tjetër valë zjarresh shkatërrimtare, këtë herë në ishullin turistik të Hios, ku prej tre ditësh flakët kanë djegur sipërfaqe...

“Mandatin po ma zgjat opozita”, Kurti flet për krizën politike

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti deklaron se s’ka shpjegim racional për krizën politike në Kosovë. Ai tha se çdo opozitë demokratike në botë përpiqet...

Irani: Të gatshëm për negociata, jo për imponime! Nuk duam armë bërthamore

Presidenti i ri i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se Teherani është i gatshëm të rikthehet në tryezën e negociatave, por nuk do të...

Lajme të tjera

Web TV