Babai afgan dhunon vajzën e mitur në Shëngjin, arrestohet nga policia

Një shtetas afgan që ndodhet i strehuar në Shëngjin, është arrestuar nga Policia e Lezhës për dhunë në familje.

Ai është denoncuar nga koordinatorët e grupit pasi mbrëmjen e djeshme, ka dhunuar vajzën e tij të mitur.

Një grup afganësh ka mbërritur në Shqipëri prej më shumë se një viti dhe një pjesë e tyre, tanimë strehohen në Shëngjin.

Strehimi i tyre në vendin tonë u bë pas arritjes së një marrëveshjeje me SHBA.

Fillimisht, afganët do të qëndronin në Shqipëri, para se të lëviznin për në SHBA.