Luiza Gega rekord të ri kombëtar, atletja shqiptare shkëlqen në Francë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Atletja shqiptare, Luiza Gega vijon të shkëlqejë në turnetë ndërkombëtarë. Kampionia kuqezi ka vendosur sot një rekord të ri kombëtar në garën e 5 km rrugë. Gega fiksoi kohën 15 minuta e 16 sekonda në eventin prestigjioz “Semi Marathon” që u mbajt në Lille të Francës.

Gega përmirësoi kohën e saj me 23 sekonda, pasi më herët në gjysmë maratonën e 5 kilometrave shënonte 15:39. Për vetëm 2 sekonda, shqiptarja do kishte mundur të thyente edhe rekordin ballkanik të kësaj kategorie. Me kohën 15:16 Gega u rendit në vend të shtatë në Lille, por vlen për t’u theksuar se ky rezultat ishte më i miri i arritur nga sportistet evropiane në një aktivitet që pa të konkurronin atletet më të mira të botës.

Vendi i parë në Lilë i takoi kenianes Caroline Nayaga me rezultatin 14:35, ndërsa podiumi u plotësua nga etiopiania Mekedis Abebe dhe keniania tjetër Doris Lengole Cherop.

Luiza Gega ka plot 12 rekorde kombëtare që mbajnë firmën e Luiza Gegës në disiplina të ndryshme të atletikës, duke nisur nga distancat e mesme deri te të gjatat (800m, 1500m, 2000m/p, 3000m, 3000m/p, 5000m, 10000m, gjysmë maratonë, maratonë, 800m “indoor”, 1500m “indoor”, 3000m “indoor”).

Të fundit

Është miliardere por Emina Cunmulaj do të donte ta kalonte gjithë verën në Malësi

Modelja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Emina Çunmulaj, ka ndarë së fundmi një moment të sinqertë me ndjekësit...

Edi Rama: Pa gruan time jam ndërtim pa leje

Kryeministri Edi Rama ka vijuar takimet elektorale në Lezhë ku është takuar me gratë dhe vajzat e këtij qarku. Kryesocialisti tha se e sheh të...

Projekti revolucionar, Anglia do të thithë karbonin nga deti

Një projekt pilot inovativ i quajtur SeaCURE ka nisur në bregun jugor të Anglisë, duke sjellë një qasje të re në luftën kundër ndryshimeve...

Bloomberg: Plani i Trump për fundin e luftës! Rusët mbeten në territoret e pushtuara

Bloomberg ka publikuar një artikull lidhur me luftën në Ukrainë dhe planin e SHBA-ve, për t’i dhënë fund luftës. Në një përpjekje të re dhe...

Big Basta: Ja çfarë na bënë policët malazezë kur ishim duke shkuar për një koncert

“Big Basta”, gjatë një bashkëbisedimi me Erand Sojlin në “Ferma Vip” ka rrëfyer një histori të pazakontë që i ka ndodhur së bashku me...

Lajme të tjera

Web TV