Milan-Ibrahimovic “dashuri” e përjetshme, kuqezinjtë i ofrojnē rinovimin 41-vjeçarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në tetorin e këtij viti Zlatan Ibrahimoviç do të mbushë 42 vjeç, por kjo shifër duket se nuk u intereson drejtuesve të Milanit. Sipas mediave italiane, kuqezinjtë duan që të rinovojnë edhe për një vit tjetër me shtatlartin suedez, i cili së fundmi u rikthye dhe në kombëtaren e tij.

Drejtuesit i kanë ofruar një kontratë të re dhe për edicionin e ardhshëm me detaje financiare të ngjashme me kontratën e fundit, ku suedezi përfitoi 1.5 milionë euro neto në sezon. Vetë sulmuesi ndihet i lumtur në Milano dhe gjasat janë që ai edhe për një vit tjetër të qëndrojë me kuqezinjtë.

Gjatë këtij edicioni Ibrahimoviç është aktivizuar vetëm në 4 ndeshje në Serie A, duke shënuar dhe 1 gol, por suedezi ka patur probleme fizike që e kanë kushtëzuar deri më tani. Ai pritet që të jetë I gatshëm për pjesën e mbetur të sezonit, por drejtuesit duan që ai të jetë dhe edicionin e ardhshëm duke vlerësuar më së shumti ndikimin që ka shtatlarti në dhomat e zhveshjes, ku është një lider i padiskutueshëm.

Të fundit

Revolucion tek Liverpooli/ Reds firmosin me Ekitike në sulm, në shitje Nunez dhe Diaz

Një tjetër goditje në merkato nga Premier League, me shifra që, edhe pse respektojnë vlerën e lojtarëve të përfshirë,...

Masa të reja ligjore për shpërdorimin e ujit të pijshëm

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër foto nga një gomisteri në Tiranë, që kishte zaptuar një hapësirë në një bllok pallatesh. Rama shkruan se nuk...

Zgjedhjet e 11 majit/ 350 kuti votimi janë marrë nga magazinat e KQZ pa asnjë dokument!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar me denoncimin per zgjedhjet e 11 majit. Nga selia blu, Berisha akuzoi kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi,...

Asllani mes katër “rrugëve” tek Interi, një klub tërhiqet nga gara për shqiptarin

Kristjan Asllani po kthehet gjithnjë e më shumë në një problem për Interin. Mesfushori i Kombëtares shqiptare është jashtë planeve të klubit dhe kjo...

“Situata kriminale në Sarandë”/ Zhupa: Policia të mos bëj pushime, por të marrë masa

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër lidhur me situatën e rendit në Sarandë, duke e cilësuar qytetin si “arenë përplasjesh kriminale”...

Lajme të tjera

Web TV