Shqipëria,14 vjet në NATO/ Begaj: Krenarë që jemi pjesë e aleancës më të fuqishme në botë

Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka reaguar në rrjetet sociale për 14 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Ai shprehet se Shqipëria është krenare që është pjesë e aleancës më të fuqishme dhe më të suksesshme në botë.

“14 vjet Shqipëria në NATO! Krenarë që jemi pjesë e aleancës më të fuqishme dhe më të suksesshme në botë! Krenarë që jemi kontribues për paqen dhe sigurinë”, shkruan Begaj.