Sizmologu i njohur tregon 3 qytetet më të rrezikuara nga tërmetet në vendin tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Durrësi, Elbasani dhe Dibra konsiderohen si pjesa më e rrezikuar nga tërmetet në vendin tonë.

Detajet i përcolli sizmologu Edmond Dushi, në një bisedë me gazetarin Besard Jacaj në studion e Klan News.

“Mund të themi që pjesë jugperëndimore e vendit për shkak të tërmeteve autoktonë/historikë, që janë aty dhe aktivitetit të vazhdueshëm tektonik që ka, ka vlera të theksuara të rrezikut sizmik.

Ndërkohë pothuajse pjesa dërrmuese e zonës së kontaktit ku përfshihet Durrësi, Tirana dhe një pjesë e qyteteve që janë në këtë zonë kanë vlera mbi 03g ose 30 përqind të nxitimit të rënies së lirë që merret si kriter bazë për vlerësimin e rrezikut sizmik.

Pra do të thotë që këto zona tashmë janë, nëse do ndërtohet me këtë standard, do të jenë më të mbrojtura në raport me dukuritë sizmike që alokohen në këtë rajon”.

Sizmologu tregoi edhe dy zonat ku aktiviteti sizmik është i ulët.

“Pothuajse i gjithë territori i vendit, me përjashtim të zonave të Alpeve dhe zona verilindore të thella, të cilat rezultojnë historikisht pa aktivitet të theksuar sizmik meqenëse janë dhe më pak aktive në kuptimin tektonik sesa zonat e tjera të territorit të vendit”.

Po a ka një cikël të përsëritjes së lëkundjeve të forta të tërmetit?

“Sigurisht që ka një cikël, tërmeti është një dukuri i paparashikueshme, por periodike, ciklike.

Do të thotë përgjatë zonave aktive ku ka ndodhur në të kaluarën tërmete pritet që të ndodhin në të ardhmen. Kur kemi një historik pastaj të monitorimit të tyre ne e kemi më të qartë në aspektin statistikor sesi është ky cikël.

Për territorin e vendit, me studimet e para viteve 2000-2002, mund të themi që mund të kemi njëlloj periodiciteti 30 deri në 40 vjet, të përsëritjes së lëkundjeve, të periudhave me aktivitet të lartë sizmik, ku nuk përjashtohen dhe tërmetet e fortë.

Lexo edhe :  “Jam shalqi me provë”, Rama premton kompensimin pas zjarrit: Shtëpitë e bagëti

Kjo ka qenë evidente dhe për shkak të historikut. Mjaftojnë vitet 60-80 ne kemi pasur disa tërmete të fuqishme në territorin e vendit që kanë ndodhur në zona të caktuara”.

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV