Zyrtare/ Chelsea shkarkon trajnerin Graham Potter, ja kush pritet ta zëvendësojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Chelsea njoftoi këtë të diel largimin e Graham Potter nga posti i trajnerit të parë pas humbjes 0-2 ndaj Aston Villas dhe si rezultat i rezultateve të dobëta që ka pasur që nga marrja e detyrës, më 8 shtator (në atë kohë zëvendësoi gjermanin Thomas Tuchel).

Gjatë kësaj periudhe, anglezi, për të cilin blutë paguan Brightonit rreth 25 milionë euro, arriti vetëm 12 fitore në 31 ndeshje. Në një deklaratë, Chelsea thekson se Potter pranoi kushtet e klubet për prishjen e kontratës, duke falënderuar trajnerin për gjestin e tij.

Chelsea ndodhet në vendin e 11-të në Premier League dhe në çerekfinale të Champions League do të përballet me Realin e Madridit.

Julian Nagelsmann, i shkarkuar nga Bayerni për t’i hapur rrugë Thomas Tuchelit, konsiderohet si favorit për të zëvendësuar anglezin.

Të fundit

Shkarkohet trajneri i Italisë, zbulohen dy emrat në garë për stolin

Luciano Spalletti nuk është më trajneri i kombëtares italiane të futbollit. Ndërkohë mediet në Itali kanë dhënë edhe dy zëvendësuesit...

Referendumi për shtetësinë italiane, Meloni u kërkon italianëve të mos marrin pjesë

Italianët votojnë sot në referendume mbi lehtësimin e rregullave të marrjes së shtetësisë dhe fuqizimin e mbrojtjes për punëtorët mes shqetësimeve se pjesëmarrja e...

Kombëtares i mungon kapiteni! Në Letoni nisemi pa Gjimshitin

Nuk ka pushim për kuqezinjtë...Kombëtarja shqiptare e futbollit është rikthyer në fushë dhe ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen ndaj Letonisë. Trajneri Silvinjo e ndau...

Kampionati i 25-të i karatesë, Partizani shpallet kampion, Sonja Bajramaj 18 vite sukses

Sot u zhvillua kampionati i 25-të kombëtar i karatesë, aty ku ekipi i Partizanit u shpall kampion kombëtar. Sonja Barjamaj u shpall kampione për të...

Kur identiteti jepet me çmim oferte

Nga Ornela Çuçi Në Shqipëri sot flitet për turizëm më shumë se për çdo sektor tjetër. Jo më kot. Vendi ynë është futur në orbitën...

Lajme të tjera

Web TV