Milani shkatërron Napolin në “Armando Maradona Stadium”, Rafael Leao i jashtëzakonshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Milan fiton thellë 0-4 në fushën e Napolit dhe ngjitet në vendin e tretë, duke përfituar nga humbja e Interit një ditë më herët përballë Fiorentinës. Kuqezijtë ishin të papërmbajtshëm në stadiumin “Maradona”, ku i treguan forcën skuadrës që praktikisht e ka hipotekuar titullin e Serisë A, me të cilën do të përplaset gjithashtu në çerekfinale të Championsit.

Ndizet shumë shpejt sfida e stadiumit “Maradona”. Një aksion fantastik nga e djathta me protagonist Brahim Diaz u përmbyll me golin e Leaos, që kaloi pa vështirësi portierin Meret me një parabolë tepër të saktë, me topin që përshëndeti rrjetën, 0-1.

Në të 25-tën vjen dhe goli i dytë i shënuar nga Diaz, mbrojtja e Napolit lë për të dëshiruar.

I papërmbajtshëm Rafael Leao. Portugezi,  i asistuar nga Tonali, realizoi një tjetër gol fantastik, duke vallëzuar mes mbrojtjes së Napolit, 0-3.

Nuk ka ndërmend të ndalet Milani, Saelemaekers bën Messin dhe shënon të katërtin.

Të fundit

Shpëtoi 3 të aksidentuarit, Proda i akordon certifikatën inspektorit Klajdi Mustaj

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua ceremonia për dorëzimin e certifikatës së akorduar...

Përballja e shumëpritur: “Manipuluesi” Putin kundër “emocionalit” Trump

Financial Times Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë një histori takimesh të çuditshme. Ishte takimi i tyre i parë në Gjermani, kur Trump ia konfiskoi shënimet...

Ndërtimet e paligjshme, minimumi 500 mijë lekë gjobë kush nuk i prish vetë

Tashmë që ka përfunduar faza e konstatimeve dhe njoftimeve paraprake, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Qarkun e Korçës ka nisur verifikimet në terren...

Pesë çështje para BE-së këtë vjeshtë

Bashkimi Evropian pjesën më të madhe të gushtit është në pushim të verës, pa seanca plenare të Parlamentit Evropian, pa mbledhje të Këshillit dhe...

Situatë kritike nga zjarret në Gramsh, urdhërohet evakuimi i tre fshatrave

Situata nga zjarret paraqitet kritike edhe në zonën e Gramshit. Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, flakët kanë avancuar drejt zonave të banuara në të...

Lajme të tjera

Web TV