Shkarkimi i Potter nga Chelsea, tri alternativa të reja për stolin e londinezëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas humbjes 0-2 ndaj Aston Villa në “Stamford Bridge”, Chelsea i dha fund aventurës me trajnerin Graham Potter. Skuadrën londineze do e drejtojë Bruno Saltor, i cili punonte si ndihmësi i Potter. Në mediat britanike kanë nisur të qarkullojnë që tani lajmet se kush do ta marrë drejtimin e Chelsea.

Julian Nagelsmann është objektivi kryesor i drejtuesve. Trajneri gjerman u shkarkua nga drejtimi i Bayernit, edhe pse bëri një punë shumë të mirë me kampionët e Gjermanisë. Megjithatë, drejtuesit bavarezët vendosën ta largonin dhe vendin e tij e zuri Thomas Tuchel.

Tani Nagelsmann është i papunë dhe gati për një eksperiencë të re. 35-vjecari përflitet si alternativë edhe në disa klube të tjera dhe mbetet të shihet me kuriozitet se ku do ta vijojë karrierën.

Alternativa numër dy për Chelsea është Mauricio Pochettino. 51-vjecari qëndron pushim që prej largimit nga PSG dhe një rikthim në Premier League është më se i mundur. Argjentinasi e njeh mjaftë mirë kampionatin anglez, pasi ka drejtuar Tottenhamin për më shumë se pesë vite. Por edhe Southampton.

Ndërkohë, së fundmi, në shtypin ishullor ka dalë edhe një emër surprizë për stolin e Chelsea. Bëhet fjalë për trajnerin e Fulham, Marco Silva, i cili po bën mjaft mirë në sezonin e tij të dytë me klubin londinez.

Aktualisht Fulham ndodhet një pozicion (10) më sipër në renditje sesa Chelsea. Skuadra po shfaqet një kockë e fortë me portugezin në pankinë dhe shpreson të sigurojë një biletë europiane.

Të fundit

Pasuria private nën shënjestrën e drejtësisë penale

Nga Ylli Manjani Ngatërrimi i drejtësisë penale me marrëdhëniet juridiko-civile të pronës përbën një ndërhyrje të rrezikshme në të drejtën...

Arabia Saudite nis ndërtimin e aeroportit më të madh në botë, do hapet në 2030

Arabia Saudite ka nisur ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Mbretit Salman, i cili pritet të jetë më i madhi në botë dhe të hapet...

Marrëdhënia e njeriut me vdekjen, ekzekutimi i parë në karrige elektrike

6 gusht 1890 Nga Leonard Veizi Njeriu është qenie e vetëdijshme për vdekjen. Ai nuk e përjeton vdekjen vetëm në fund, por e mendon gjatë gjithë...

Shkenca ngre alarmin: Tokës po i mbaron oksigjeni më shpejt nga sa mendonim

Oksigjeni është jetik për ekzistencën tonë, por për sa kohë do të vazhdojë të na mbështesë? Një studim i ri i realizuar nga shkencëtarë të...

Çështja “Bankers”, Apeli merr sot vendimin për masat e sigurisë

Gjykata e Apelit në Tiranë ka shtyrë për ditën e sotme vendimin për masat e sigurisë ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të arrestuar për evazionin...

Lajme të tjera

Web TV