Khashoggi/OKB: Dënimi i 5 personave me vdekje po mbulon fajtorin e vërtetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dënimi me vdekje i pesë personave të akuzuar për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, ka hedhur hije dyshimi mbi mënyrën e procesit gjyqësor ndaj tyre.

Të gjitha dyshimet bien mbi vetë princin saudit Mohamed Bin Salman, pasi ky i fundit mund të ketë orientuar gjyqin ndaj kësaj çështjeje.

Dy besnikët e tij më të mëdhenj, Saud al-Qahtani, këshilltar i ngushtë dhe ish-mjeku i princit të kurorës dhe Ahmed al-Assiri, i cili ishte në krye të shërbimeve sekrete dhe ishte i dyshuar për drejtimin e operacionit në terren, u shpallën të pafajshëm.

Nga ana tjetër, sipas zëdhënësit të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Stephane Dujarric, vendimi është i papranueshëm: “Sekretari i Përgjithshëm vazhdon të theksojë nevojën për një hetim të pavarur dhe të paanshëm për vrasjen”.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe Ankaraja zyrtare e cila e cilëson vendimin e gjyqësorit për krimin e kryer brenda ambienteve të konsullatës saudite në Turqi, shumë larg pritshmërive.

Më i ashpër ka qenë reagimi i Reporterëve pa Kufij, sipas të cilëve, “Dënimi me vdekje i pesë prej të akuzuarve mund të interpretohet vetëm si një dëshirë për të heshtur përgjithmonë dëshmitarët apo edhe autorët e kësaj vrasje të tmerrshme”, tha sekretari i përgjithshëm i organizatës, Christophe Deloire.

Khashoggi ishte një kolumnist për Washington Post, ku kritikonte vazhdimisht regjimin e Bin Salmanit./Fjala.al/

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV