Sulmi terrorist në Turqi/ Rama: Akt i neveritshëm frikacak që Shqipëria e dënon ashpër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit terrorist në Ankara, Turqi, ku u plagosën dy oficerë policie dhe u vranë dy terroristët.

Rama shkruan në “X” se sulmi është një akt i neveritshëm frikacak që Shqipëria e dënon ashpër.

“Sulmi terrorist në Ankara është një akt i neveritshëm frikacak që Shqipëria e dënon ashpër. Ai duhet të ndihmojë shumë në Evropë që të kuptojnë dhe mbështesin më mirë Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit🇦🇱🤝🇹🇷”, shkruan Rama.

Rama X

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mëngjesin e sotëm në Ankara, pranë parlamentit turk, i cili më pas do të fillonte mbledhjet për mandatin e ri parlamentar, sipas korrespondentit të AFP.

Ministria e Brendshme e Turqisë thotë se shpërthimi ishte një “sulm terrorist”.

Ministri thotë se një kamikaz ka shpërthyer një mjet shpërthyes në kryeqytetin turk, duke plagosur 2 policë, ndërsa kanë vdekur kamikazi dhe një sulmues tjetër. /  S.M

Të fundit

Rroftë 1 maji si ditë pushimi!

Nga Ergys Mërtiri Ata qe reagojne per te drejtat e punetoreve jane kryesisht te rinj revolucionare qe ne pergjithesi nuk...

“Nëse nuk ndodh sot, do të ndodhë nesër”, Gjeologu paralajmëron lëkundje apokaliptike

Edhe pas tërmeteve shkatërrimtare që prekën vendin më shumë se një vit më parë, Turqia është goditur vazhdimisht nga lëkundje të tokës, duke ngjallur...

Zhgënjen edhe Carlos Alcaraz, tenisti spanjoll eliminohet në çerekfinalen e turneut

Kampioni në fuqi i turneut të Madridit, Carlos Alcaraz e mbyll në çerekfinale rrugëtimin e këtij viti. Spanjolli, u mposht në tre sete (4-6,...

Bie sistemi, radhë kilometrike në pikën kufitare të Qafë-Thanës

1 maji ka sjellë fluks në pikën e kalimit kufitar në doganën e Qafë Thanës, ku edhe pse është punuar me sportele të plota, përsëri...

Lifestyle Efektet pozitive që ka kafeja për shëndetin tonë

Shpeshherë pyesim veten nëse konsumimi i kafesë është i mirë apo i dëmshëm për shëndetin tonë. Vitet e fundit janë bërë studime të shumta për...

Lajme të tjera

Web TV