Antonio Cassano sulmon ashpër Mourinhon: “Është një aktor, nuk e di se si ai fiton tituj”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jose Mourinho, trajneri i Romës në Serie A është vendosur së fundmi nën sulmin e ish-futbollistit, Antonio Cassano. Ky i fundit njihet për deklaratat e tij tendencioze teksa shprehet se tekniku luzitan është shndërruar në një aktor. Nga ana tjetër, edhe më e rëndë është fjalia në të cilën Cassano shprehet se nuk e kupton si ia del Mourinho të fitojë titujt.

“Mourinho është shndërruar në një aktor, nuk ia kam idenë se si ia del të fitojë tituj. Ai është nga ata trajnerë që di të komunikojë shumë mirë, por që nuk i “plas” më për futbollin. Ndoshta rikthehet te Real Madrid pas ikjes së Ancelottit, por këtë mund ta bëjë vetëm për statusin e të qenurit trajner i Realit dhe jo se i intereson me të vërtetë.

Në këtë moment që është Mourinho, mund të marrë drejtimin edhe të ndonjë skuadre të vogël. Mendoj se nëse Reali kërkon një trajner të vërtetë, atëherë nuk do të telefonojnë Mourinhon.

Krahasimi me Sarrin? Sarri është shumë më i mirë se Mourinho, e dashuron futbollin dhe punën e tij. Ndërsa për tjetrin e thashë se nuk i intereson futbolli. Sarri luan një futboll të mrekullueshëm ndërsa Mourinho është zero”, u shpreh Cassano.

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV