17-vjeçari me probleme të shëndetit mendor i vë flakën shtëpisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fiksi vë në lëvizje institucionet, zgjidh problemin e familjes Llana.

Fiks Fare iu përgjigj menjëherë  kërkesës së kryetarit të Shoqatës së  Jetimëve dhe Invalidëve të Kavajës, pasi kërkonte ndihmë për një familje që ka një fëmijë me probleme të shëndetit mendorë. I cili i  vuri flakën shtëpisë ku banonin.

Familja Llana përbëhet nga 7 anëtarë dhe djali i sëmurë është 17 vjeç. Familja jeton në kushte të këqija ekonomike dhe për të siguruar bukën e gojës mbledhin kanoçe. Të vetmet të ardhura janë të zonjës së shtëpisë që është invalide dhe merr 7000 lekë në muaj si dhe 8000lekë djali të sëmurë, por që me to i blejnë ilaçet.

17-vjeçari me probleme të shëndetit mendor i vë

Në shtëpinë e cila është djegur kryefamiljari Ferit Llana tregon se dikur kanë qenë zyra të bashkisë dhe janë  futur para 25 vitesh brenda tyre që i kanë përshtatur për banim. Ditën që ndodhi fatkeqësia ka qenë natë dhe 17 vjeçari me probleme të shëndetit mendor i ka vënë flakën banesës.

Menjëherë ka shkuar zjarrfikësja por Feriti ka mundur të shpëtoj prej banesës fëmijët, asgjë tjetër.  Ai tregon se djali i tij 17 vjeçar edhe pse janë munduar ta shtrojnë edhe në Tiranë , nuk e kanë mbajtur më shumë se 15 ditë , pasi është shumë agresiv. Tashmë familja ka mbetur në qiell të hapur dhe kërkojnë ndihmë.

17-vjeçari me probleme të shëndetit mendor i vë

Fiksi u interesua ne Bashkinë Kavajë ku nënkryetari Guxim Kola u shpreh se ndihma imediate do u jepet menjëherë , ndërsa për sa i përket një ndihme më të thelluar e afatgjate pritet të merret ekspertiza nga ekipi i zjarrfikëses që ka qenë në ngjarje pohoi nënkryetari.  gjithsesi ai u shpreh për Fiksin se familja nga ana e bashkisë do t’i gjendet një zgjidhje për strehim.

Lexo edhe :  A do e bojkotojnë Parlamentin e ri dhe çdo të ndodhë me forumet? Ja si përgjigjet Berisha

Fiksi me anë të Fundjavës Ndryshe  pas 3 ditësh u paraqit sërish në familjen Llana ku çoi ndihma në veshje dhe ushqime. Por i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Shërbimit Social në Bashkisë Kavajë.

17-vjeçari me probleme të shëndetit mendor i vë

Ata u shprehën se tashmë janë vënë në dijeni për rastin dhe familja do të ndihmohet jo vetëm me ushqime dhe veshmbathje por edhe me rehabilitimin e 17 vjeçarit në një qendër speciale. Edhe familja gjithashtu do të akomodohen në një qendër rezidenciale.

Pyetjes së Fiksit se çfarë do behët me shtëpinë e djegur , drejtoresha e shërbimit social u shpreh se është prioritet i bashkisë për ta rindërtuar./ tch

17-vjeçari me probleme të shëndetit mendor i vë

Të fundit

Lojtari shqiptar që do Milani kushton 41 mln euro! A do e blejë Tare?

Club Brugge ka vendosur çmimin për mesfushorin Jashari, të cilin Milani po përpiqet ta vendosë nën urdhrat e Massimiliano...

Hakmarrja ndaj Trump, Rusia nis 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Vladimir Putin ka zhvendosur këtë të hënë të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më pranë Evropës, sipas një raporti nga Insider UA. Këto avionë...

Peqin, dhunuan 54-vjeçarin dhe i shkatërruan makinën! Një person në kërkim

Dy persona, babë dhe bir, janë marrë nën akuzë nga Policia e Peqinit, pasi akuzohen se pasi kanë dhunuar e kanosur një 54-vjeçar, i...

Shansi i fundit për Adriatik Lapajn, Kolegji vendos për mandatin

“Shqipëria Bëhet” ka ankimuar vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve të cilët ditë më parë rrëzuan zyrtarisht kreun e KQZ-së Ilrirjan Celibashin, duke...

PS i bëri presion OSBE-së për zgjedhjet? Reagon Ministria e Jashtme

Ministria e Jashtme ka reaguar lidhur me deklaratat e bëra së fundmi nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha se mazhoranca përmes ministrit të...

Lajme të tjera

Web TV