Ranë në pus në tentativë për të shpëtuar një mace, humbin jetën 5 anëtarë të një familje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pesë anëtarë të së njëjtës familje në Indi ranë në një pus të madh të kontaminuar për të shpëtuar një mace, por fati nuk ishte në anën e tyre.

Në përpjekjen e tyre të rrezikshme për të shpëtuar kafshën, të pestë ndërruan jetë tragjikisht.

Siç raporton gazeta britanike Daily Mail, burrat e familjes Kale vdiqën të martën në mbrëmje pasi ranë njëri pas tjetrit në një pus në fshatin Wadki, Maharashtra, Indi, i cili përdorej si gropë mbetjesh biologjike.

Sipas mediave lokale, macja kishte rënë në pusin e madh rreth orës 17:00 të së martës, ndërsa burrat e familjes vendosën të zbresin në pusin e kontaminuar për të shpëtuar macen.

Një nga anëtarët e familjes hyri i pari në pus përpara se katër të tjerë të ndiqnin, por në fund të gjithë u bllokuan, komenton botimi britanik.

Të vdekurit janë 65-vjeçari Manik Kale, djali i tij 36-vjeçar Sandeep, 53-vjeçari Anil Kale, djali i tij Anil 28-vjeçar dhe i afërmi i tyre 36-vjeçar Babasaheb Gaikwad./e.t

Të fundit

Arrestohen drejtori dhe ish-drejtori i “Bankers Petroleum”

Policia e Fierit ka ndërmarrë sot një aksion në zyrat qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum”, që operon në fushën...

Shqipëria pritet të ‘përvëlohet’ , ja sa do të shënojë termometri ditën e nesërme

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Temperaturat maksimale...

BE-ja propozon një ulje prej 90% të emetimeve deri në vitin 2040

Komisioni Evropian propozon të ulë emetimet me 90% deri në vitin 2040 krahasuar me nivelet e vitit 1990 si një hap i ndërmjetëm drejt...

Tërmeti me magnitudë 4.3 ballë godet qytetin e Bursës, lëkundjet ndihen edhe në Stamboll

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë ndodhi mesditën e së mërkurës rajonin Gemlik të Bursës . Konkretisht, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore...

Trump ‘shpërthen’ ndaj Joe Biden: Është bir k…., donte që unë të isha në burg

Presidenti i SHBA-ve tha të martën gjatë një vizite në kampin e sapo ndërtuar të emigrantëve Alligator Alcatraz në Everglades se ish-presidenti Joe Biden...

Lajme të tjera

Web TV