Një kampion bote në “Old Trafford”, zbulojet dëshira e madhe e trajnerit Erik Ten Hag

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi shpenzoi më shumë se 200 milionë paund në verën që lamë pas, Manchester United do të ndërhyjë sërish fuqishëm në merkaton e verës. “Djajtë e Kuq” kanë identifikuar si lojtarin e duhur për t’u bërë pjesë e skuadrës mesfushorin e Brighton, Alexis Mac Allister.

Argjentinasi ka shkëlqyer me performancat e tij këtë sezon, me Brightonin që e sheh veten pranë zonës europiane në tabelën e renditjes. Pavarësisht se sapo ka firmosur një kontratë të re, 24-vjeçari ka shprehur dëshirën për t’u larguar në rast se vjen oferta e duhur.

Megjithate, Brighton nuk dëshiron ta largojë pa marrë 70 milionë paund në këmbim, siç raporton Telegraph. Deri më tani, Erik ten Hag ka afruar tre lojtarë ne mesfushë, si Casemiro, Christian Eriksen dhe Marcel Sabitzer.

Sidoqoftë tekniku holandez dëshiron të ketë një organikë të konsoliduar dhe që i bën ballë kompeticioneve të ndryshme gjatë sezonit. Trajneri holandez është një admirues i Mac Allister dhe dimensionit të ri të lojës që ai mund t’i sjellë United.

24-vjeçari ishte pjesë e rëndësishme e Argjentinës që ngriti lart trofeun e Kupës së Botës në Katar. Një impakt të ngjashëm ka pasur dhe te Brighton. Për shërbimet e Mac Allister janë të interesuar dhe Liverpool, Arsenal dhe Chelsea.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV