Përplasja Kim-Berisha/ Akuzat ndaj njëri-tjetrit janë rritur në nivel personal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, nuk lënë rast pa përmendur njëri tjetrin në një armiqësi në të cilin nuk ka vetëm akuza politike.

Berisha shpesh përdor ton fyes dhe akuza personale ndaj ambasadores amerikane. Ja disa nga etiketimet që bëjnë ata:

Berisha: Mcgonigal me fustan

Yuri Kim: Zjarrvënësi i fshatit

Marrëdhëniet nuk ishin kaq të këqija, por në kohën kur Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli ish-kryeministrin si të padëshiruar dhe e akuzoi familjarisht për korrupsion dhe minim të demokracisë, gjuha e Berishës u bë ajo e zakonshme kur ai shenjestron dikë për ta goditur. Ambasadorja amerikane e bëri të qartë qëndrimin amerikan se Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha duhet të distancohej nga trashëgimia e zotit Berisha

Yuri Kim: Mos ecni me parimin bar do hamë dhe parimet nuk i shkelim.

Berisha e cilësonte ambasadoren si guvernatore të pashpallur dhe retorika kundër saj, ishte shumë pranë një retorike anti amerikane. Berisha gjeti si argument dhe alibi emrin e Xhorxh Soros deri sa kaloi në akuza konkrete, por edhe etiketime fyese për përfaqësuesen më të lartë të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, diplomaten Yuri Kim. Kjo është deklarata e tij e fundit:

Berisha sot: Ambasadorja ka tejkaluar çdo limit, për shkak të mashtrimeve e që ai i ka bërë qeverisë së saj, ajo ka ndërmarrë akte të dënueshme ndaj drejtësisë

Zonja Kim është në fundin e mandatit të saj në Shqipëri. Ajo nuk është as e para dhe as e fundit që hyn në një përplasje me shqiptare dhe veçanërisht Berishën. Megjithatë përplasja e fundit është më e forta për shkak se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njollosën Berishën me përcaktimin si të padëshiruar, të korruptuar dhe minues të demokracisë./ Top Channel

Të fundit

Rama thirrje qytetarëve: Denonconi noterët dhe avokatët që ju kërkojnë pagesë

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë noterët dhe avokatit që ju kërkojnë pagesë për shërbimet...

Skandal ajror! Një avion merret peng, mbyllet përkohësisht aeroporti

Një avion i vogël privat u mor peng në Kanada të martën, duke detyruar autoritetet të bllokojnë përkohësisht hapësirën ajrore mbi Aeroportin Ndërkombëtar të...

Hodhi mbeturina nga makina/ E pëson personazhi i ‘TikTok’-ut, Kozak Braçi!

Një video e publikuar në rrjetet sociale që tregonte një person duke hedhur mbeturina nga dritarja e një automjeti në lëvizje ka çuar në...

Trump paralajmëron Moskën: Marrëveshje ose sanksione të reja

Presidenti i SHBA, Donald Trump tha se disa raketa mbrojtëse ajrore Patriot janë tashmë rrugës për në Ukrainë, një ditë pasi njoftoi një marrëveshje...

Fytyrat e burgut: Fizionomia sipas Cesare Lombrosos

Intuitat (e gabuara) të Cesare Lombrosos, i cili në shekullin e nëntëmbëdhjetë u përpoq të shpjegonte krimin dhe dhunën, bazoheshin në një pseudoshkencë të...

Lajme të tjera

Web TV