Deklarata shokuese e Abazoviç: Gabimi më i madh i mafias ishte që nuk më vrau

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas akuzave të ish-kryeprokurorit special Milivoj Katniç për lidhjet e tij me klanin kriminal Skaljar.

Duke folur për mediat vendase, Abazoviç tha se gabimi më i madh i Katniç ishte që nuk e arrestoi, duek shtuar se gabimi më i madh i mafias ishte që nuk e vrau.

“Regjimi që e mbështeti Katniç dhe fakti që ai mund të ishte GST për një kohë të gjatë e lejoi atë të arrestonte të gjithë, dhe këta mashtrues dhe të poshtër të vrasin të gjithë. Unë pretendoj se këto ishin qëllimet e tyre. Unë nuk kam frikë nga asgjë dhe jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë që kam kur them diçka publikisht… i thashë në seancën e Qeverisë – nëse nuk më arrini më shpejt, më falni.

Si ka punuar Katniç, dëshmia më e mirë është se krahu i tij i djathtë Sasha Çagjenoviç është në burg, sipas pozicionit tim politik, ai e ka shtyrë që të nënshkruajë gjërat në emër të tij”, tha Abazoviç.

Më herët, Katniç deklaroi se donte ta arrestonte Abazoviç, por nuk mundi ta bënte këtë për shkak të pengesave të pretenduara në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Katniç shërbente si drejtori i Policisë, por u shkarkua për shkak të lidhjeve të tij të pretenduara me grupe të krimit të organizuar.

Të fundit

Zjarret na tregojnë ku çalojmë: mungesa në mjete, efektivë dhe infrastrukturë

Situata e zjarreve në vend, pavarësisht reagimit dhe angazhimit maksimal të punonjësve të zjarrfikësve, ka nxjerrë në pah në...

Nga Shkodra deri në Konispol, 7 viktima nga aksidentet në 20 ditë

Shtatë viktima nga aksidentet rrugore. Ky është bilanci tragjik i 20 ditëve të para të gushtit. Tre prej viktimave janë shënuar në Fier. Ky...

Dy vite në qeli për burrat që mungojnë në faljen e xhumasë

Shteti Terengganu në Malajzi ka miratuar një ligj të ri që parashikon ndëshkime të ashpra për burrat myslimanë që mungojnë në faljen e së...

Erdogan telefonon Putinin! Çfarë i tha presidenti turk?

Turqia mbështet përpjekjet për të vendosur një paqe të përhershme në Ukrainë, me pjesëmarrjen e të gjitha palëve. Kështu i tha Presidenti Rexhep Tayyip Erdogan...

Industria e prodhimit të armëve, PD kërkon hetime! “Kemi dyshime…”

Partia Demokratike denoncon me forcë një aferë të re dhe tepër të rëndë korruptive, e cila cenon drejtpërdrejt sigurinë kombëtare të vendit. Në maj...

Lajme të tjera

Web TV