900 metra nën tokë për 18 orë, nxirren të gjithë minatorët e bllokuar nga “Trepça”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bujar Hashani, drejtor i prodhimit në minierën “Trepça”, ka dhënë lajmin e mirë se të gjithë minorët që ishin të bllokuar që nga mbrëmë në galeritë e minierës, tanimë janë nxjerrë dhe gjendja shëndetësore e tyre është e mirë.

“Gjendja aktuale e minatorëve është e mirë, ata tani kanë dal nga miniera. Kemi arrit që me sukses t’i nxjerrim të gjithë minatorët, gjendja shëndetësore e tyre është e mirë. Tani po punojmë në vënien në shërbim të stabilimenteve bartëse. 10 minatorë kanë dal vet shkallëve, një pjesë e minatorëve, atyre më të vjetër, iu kemi thënë të presin dhe i kemi nxjerrë nga miniera dhe tani gjithçka është në rregull”, tha Hashani për RTK.

Ai shtoi se miniera është e vjetër dhe stabilimentet bartëse janë të vjetra. “Ne kemi kërkuar edhe më herët që këto stabilimente të ndërrohen dhe raste të tilla mos të përsëriten”, vijoi Bujar Hashani.

Rreth 50 minatorë kanë mbetur të ngujuar nga mbrëmë në horizontet 5, 8 dhe 11 të minierës “Trepça”, rreth 900 metra nën tokë. Shkak i ngujimit të tyre kanë qenë problemet me energjinë elektrike. Pas 18 orësh ata janë shpëtuar të gjithë.

Të fundit

35-vjeçari shkodran nuk zë mend, vazhdon të përndjekë femrat shqiptare nga burgu francez

Rikthehet përndjekësi serial nga burgjet franceze. 35-vjeçari shkodran Fabjan Dodaj nuk po zë mend, teksa vijon me pasionin e...

Frikësohen banorët dhe pushuesit e shumtë, zjarr i madh në tregun në plazhin e Durrësit

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme tregun industrial në zonën e plazhit të Durrësit, ku ndodhen mbi 20 dyqane që operojnë...

Gati transferimi i bujshëm, Inter sakrifikon Asllanin për yllin e ri të Italisë

Pasi ka arritur marrëveshjen me Parmën për transferimin e Ange-Yoan Bonny për 25 milionë euro, zyrtarizimi pritet javën që vjen, pasi lojtari të kryejë...

Dosja “Partizani”, nesër mbahet seanca e parë ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij

Ditën e nesërme në 30 qershor, në GJKKO, do mbahet seanca e parë për dosjen "Partizani". Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, dhe tre...

Gjendet i pajetë 50-vjeçari në plazhin e Durrësit, policia dyshon se është mbytur

Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë pak më parë në plazhin e Durrësit, në zonën e quajtur Sektori Rinia. Ende nuk dihet shkaku i...

Lajme të tjera

Web TV