Falsifikoi vdekjen në burg, vrasësi jetoi një vit në luks me të dashurën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vrasës që falsifikoi vdekjen e tij për t’i shpëtuar burgut është arrestuar në Tanzani, pas rreth një viti arrati.

Thabo Bester, 35 vjeç, u quajt “përdhunuesi i Facebook” pasi përdori faqen për të joshur të paktën dy gra dhe u dënua për përdhunim dhe vrasjen e njërës prej tyre, sipas Sky News.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2012, ndrsa majin e kaluar u raportua se vdiq nga zjarri në qelinë e burgut.

Por më pas u shfaqën raporte se ai ishte parë në Johannesburg dhe mostrat e ADN-së treguan se trupi i djegur në qeli nuk ishte i tij.

Javën e kaluar policia bastisi një shtëpi luksoze që Bester besohej se kishte marrë me qira në një periferi të Johanesburgut përpara se të ikte përtej kufirit në Tanzani.

Për gati një vit pas arratisjes së tij nga burgu, Bester jetoi në luks me të dashurën e tij Nandipha Magudumana, një mjeke e famshme, raportoi gazeta lokale e lajmeve GroundUp.

Policia ishte prej dy javësh në kërkim të tij, ndërsa operacioni përfundoi të premten kur Bester u arrestua së bashku me të dashurën e tij dhe një shtetas mozambikan që besohet se i kishte ndihmuar ata të kalonin kufijtë dhe t’i shmangeshin policisë.

Ata u gjetën me disa pasaporta false rreth gjashtë milje nga kufiri i Tanzanisë me Kenian.

Ka nisur procesi për ekstradimin e të treve në Afrikën e Jugut, ku pritet të përballen me disa akuza.

Ndërsa ishte në burg, Bester përdori një laptop që kishte për studime për të drejtuar disa akte kriminale.

Largimi i Besterit nga burgu ka ngritur pikëpyetje rreth përfshirjes së mundshme të zyrtarëve, ndërsa të paktën tre zyrtarë janë shkarkuar nga burgu nga i cili u arratis Bester.

Lexo edhe :  A po vjen paqja e shumëpritur? Senatori amerikan jep shpresa: Po afron një “pikë kthese”

Burgu i sigurisë maksimale menaxhohej privatisht nga firma e sigurisë G4S me bazë në Britani, por qeveria e Afrikës së Jugut ka marrë tani përsipër menaxhimin.

Të fundit

“Armik!” Endri Shabani i kthen përgjigje Lapajt

Vetëm pak minuta pasi Adriatik Lapaj e sulmoi në rrjetet sociale Endri Shabani ka reaguar me disa vargje në...

Punonjësit e kadastrës i pret qelia! Rama paralajmëron në Facebook

Qeveria do të miratojë një reformë të re për kontrollin e territorit, duke marrë shkas nga zaptimi i hapësirave publike nga ndërtimet pa leje. Kryeministri...

Lapaj shfryn ndaj Endri Shabanit: Ty dhe dajën tënd do ju gjykojë populli

Adriatik Lapaj ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale pasi kandidati për deputet i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Zeqir Kordhoni, i...

E vranë dhe e hodhën në liqen, sherri nisi për drogën në Gjermani

Renis Dobra u rrëmbye dhe u vra mbrëmjen e 8 korrikut dhe për të fshehur ngjarjen trupi i 23 vjeçarit u hodh në liqenin...

Ju prezantojmë me robotin që punon në pastiçeri! E gjeni në Durrës

Ju prezantojmë me Melisën, roboti që shërben së bashku me kamarierët në në një pasticeri në Durrës. Melisa lëviz mes tavolinave, duke shërbyer dhe sjellë...

Lajme të tjera

Web TV