24 orë nga hapja e fushatës zgjedhore të 14 majit/ Begaj del me njoftimin e rëndësishëm

Kur na ndan vetëm një ditë nga nisja e fushatës zgjedhore, Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me drejtues institucionet dhe diplomatë të vendit, nga ku dha mesazhe të fiorta për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Kreu i shtetit bëri thirrje që institucionet përgjegjëse të monitorojnë fushatën elektorale me kujdes dhe të dënojnë çdo fenomen që mund të cenojë procesin zgjedhor, mes tyre edhe shit blerjen e votës.

“Partitë politike të përfshihen në fushatë me gjithë entuziazmin, por ky nuk mund të jetë entuziazmi i asnjë institucioni përgjegjës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Partitë politike duhet të paraqesin vetëm ofertë.
Eksperiencat e mëparshme na kanë përballur jo rrallë herë më fenomene negative dhe me forma të paligjshme si pjesë e fushatës zgjedhore dhe institucionet jo gjithmonë kanë reaguar me sukses.

Fenomenet e shit blerjes së votës, keqpërdorimit të burimeve financiare, financimet jo transparente dhe prishja e procesit zgjedhor janë të patolerueshme.

Polica duhet të reagojë përballë çdo fenomeni që mund të cenojë procesin zgjedhor. Monitoruesit dhe komisionerët duhet të punojnë paanshmëri, ju jeni garantët e ndershmërisë së zgjedhjeve dhe garancisë së demokracisë”, tha Begaj.

Ne takimin e thirrur nga Begaj ishin te pranishëm kryesuesja e misionit të OSBE, Glover, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, anëtar të KAS, Drejtuesi i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, Drejtuesja e AMA-s, përfaqësuesi i SHBA, Damien Smith.