‘BBV’merr në qafë familjen në Dibër/Hajdutët iu futën në shtëpi gjatë kohës së spektaklit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një banesë është grabitur në Dibër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në familjen Manuka.

Hava Manuka ka rrëfyer të gjithë momentin kur kanë dyshuar se janë grabitur, ndërsa tregon se pasi ka bërë denoncimin e në policin  se i kishin vjedhur paratë, ajo tha se ka marrë edhe kërcënime.

“Ishte natë “Big Brotheri”, ishim duke parë “Big Brother” me gjithë fëmijët, më pas nga ora 21:30 shkova tek dhoma e gjumit dhe në momentet e reklamës po flisja me burrin në Angli.

Ne ndenjëm deri nga ora 01:30, ishim në shtëpi brenda. Kur shkojmë për të rënë në gjumi, djali iku tek dhoma e tij, unë fika dritat po ashtu vajza shkoi në dhomë sepse flemë bashkë dhe kur hapi vajza derën  ishte e mbyllur.

Burrin e kishim live, sepse po flisnim në telefon. Vajza thotë mami kanë hyrë hajdutë brenda sepse dera është e mbyllur. Djali i vogël hap derën e madhe del jashtë shtëpisë, sheh pas dritares e cila ishte hapur dhe vëren se drita ishte ndezur dhe më pas hapën derën dhe ishte bërë rrëmujë .

Kur pashë vendin e lekëve dhe që ishin vjedhur nuk prekën asnjë gjë dhe lajmëruam policinë. Erdhën 3 policë, më pas erdhi ekspertiza. Na thanë se kishin ardhur nga fusha dhe po ashtu u zbulua edhe rruga që kishin ndjekur për t’u larguar. Më pas erdhën policë me qen kufiri dhe arriti deri në vendin ku kishin mbërritur autorët.

Çuni e dinte se i kisha brenda, tani ne kemi dosjen në polici dhe na kanë kërcënuar. Na thonë se kemi çuar emrat në polici, ne nuk kemi dërguar asnjë emër. Na kanë kërcënuar… Unë në polici kam treguar ngjarjen që ndodhi, kam treguar se kush mi ka sjellë paratë sepse dyshonin se nuk kam pasur para. Dy muaj para se të na grabisnin shtëpinë djali kishte ardhur nga Italia”, ka treguar ajo./Balkanweb/

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV