Kërkoi divorcin dhe gjysmën e pasurisë, Hakimi nxjerr “Offside” bashkëshorten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Achraf Hakimi përfundoi së fundmi në bankën e të akuzuarve duke qenë se shihet si i dyshuar për përdhunimin e një 24-vjeçareje në muajin shkurt të këtij viti. Marokeni që aktivizohet me PSG duhet të provojë pafajësinë e tij në gjykatë. Nga ana tjetër, pas këtyre akuzave, bashkëshortja e anësorit Hiba Abouk kërkoi divorcin.

Në fakt, aktorja pretendoi se e kishte menduar më herët ndarjen nga Hakimi dhe shkaku kryesor nuk ishin akuzat për përdhunim. Gjithsesi, në çështjen e ngritur, Abouk pretendoi të merrte edhe gjysmën e pasurisë së lojtarit. Kujtojmë se Hakimi është një nga lojtarët më të paguar te PSG dhe vetëm në një javë fiton më shumë 215.000 dollarë.

Megjithatë, Abouk nuk do ta kishte menduar kurrë se Hakimi në fakt do të ishte një hap para saj duke qenë se mbrojtësi nuk ka asnjë para të depozituar në bankë si dhe rezulton pa asnjë pronë. Kjo sepse 24-vjeçari të gjitha paratë që fiton si dhe pronat që posedon i kalon në emër të nënës së tij. Në këtë formë, Abouk doli duarbosh nga i gjithë procesi me Hakimin që në fund mbajti paratë edhe pse me të ishte njohur prej vitit 2018, në kohën kur aktivizohej me Borussia Dortmund.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV