Nuk ka qetësi për Blutë e Londrës, Chelsea mposhtet sërish nga Brighton në shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Chelsea pëson humbjen e tretë radhazi (2 në kampionat dhe 1 në Champions League) nën drejtimin e Frank Lampard. “Blutë e Londrës” vuajnë edhe nën drejtimin e “timonierit” të ri teksa u mposhtën në Stamford Bridge nga Brighton me shifrat 1-2. E para herë në histori që Brighton fiton një sfidë në stadiumin Stamford Bridge.

Në fakt, u duk se do të ishte ndeshja e duhur që Chelsea të niste kthesën teksa vendasit kaluan në avantazh me anë të Gallagher në minutën e 13-të. Mesfushori ishte me fat pasi goditja e tij u devijua duke nxjerrë në këtë formë jashtë loje portierin Sanchez.

Kur u duk se Brighton do të vuante, nisur edhe nga dy zëvendësime të detyruara si pasojë e dëmtimeve, të besuarit e trajnerit Roberto De Zerbi gjetën forcën për të reaguar. Ishte Danny Welbeck ai që riktheu baraspeshën i cili shënoi me kokë, në të 42-tën kur kishte vetëm tre minuta në fushë.

Në fraksionin e dytë, Brighton kishte një “marsh” më shumë dhe ishte më aktive drejt gjysmëfushës kundërshtare. Falë presingut të vazhdueshëm erdhi edhe goli i avantazhit me Encison që realizoi një supergol nga distanca në të 70-tën me portierin Kepa që pavarësisht tentativës për të ndalur topin, e pati të pamundur për të mbërritur të ndalte goditjen e sulmuesit. Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe miqtë dolën me tre pikë duke u ngjitur në kuotën e 49 pikëve në vend të shtatë, duke u afruar me zonën europiane.

Nga ana tjetër, Chelsea mbetet në vend të 11-të me 39 pikë.

Të fundit

Flakët rrethojnë Athinën/ Zjarr në periferi të kryeqytetit grek, raportohet për viktima

Një person ka humbur jetën dhe qindra të tjerë janë detyruar të largohen nga banesat e tyre pasi një...

Izraeli miratoi planin për pushtimin e Gazës, OKB thërret takim urgjent

Një takim urgjent i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është planifikuar për të dielën, më 10 gusht 2025, në orën 10:00 sipas...

Ndryshova mendje për ndalimin e bombës, por kërcënimi i luftës bërthamore po rritet

Edhe pse armët që kam kundërshtuar dikur janë ende tmerruese, dyshoj se mund të çarmatosemi në mënyrë të njëanshme. Kjo duhet të jetë një...

“Rrjet” mashtruesish në Tiranë, po kërkohen 108 persona për krime kibernetike

Të paktën dy qytetarë në ditë denoncojnë në Policinë e Tiranës apo pranë Krimit Kibernetik se kanë rënë pre e mashtrimit kompjuterik. Por, ka...

Fluks në pikën kufitare të Kapshticës, pala shqiptare punon me 6 sportele

Fluks në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në Korçë. Dhjetëra mjete që vijnë nga Greqia drejt shtetit shqiptar kanë krijuar fluks në këtë...

Lajme të tjera

Web TV