Drejtori i Rendit, Albert Dervishaj, parashtroi masat e marra nga Policia për të siguruar mbarëvajtjen e festave të fundvitit.
Nisur edhe nga përvoja e viteve të kaluara apo e ngjarjeve të ndodhura, Policia e Shtetit ka vlerësuar si të domosdoshme marrjen e disa masave shtesë. Nis me kalimin e të gjithë strukturave të Policisë në gatishmëri “Shërbim të përforcuar”.
Për këtë qëllim, Policia e Shtetit ka hartuar planet e masave në nivel qendror dhe atë vendor. Nga këto janë përcaktuar objektivat dhe detyrimet për strukturat e saj, nëpërmjet të cilave synohet:
-Rritja e sigurisë së jetës dhe pronës duke rritur prezencën policore në të gjithë territorin;
-Sigurimi në kohë i informacioneve për parandalimin e ngjarjeve kriminale, evidentimi dhe mbajtja nën kontroll e personave me precedent kriminal dhe penal. Në fokus personat që kthehen nga jashtë. Duhet të identifikohen dhe mbahen nën vëzhgim e automjetet që përdorin apo ambientet që frekuentojnë!
-Rritja e efikasitetit të shërbimeve të Policisë në njohjen e situatës operative kriminale;
Monitorimi i qarkullimit të automjeteve, duke shtuar prezencën policore në të gjitha akset rrugore dhe në sheshet kryesore;
-Krijimi i lehtësirave ligjore në pikat e kalimit të kontrollit kufitar duke shtuar burimet njerëzore dhe infrastrukturën;
Këto masa do të synojnë shtimin e kontrollit të automjeteve në bazë të analizave të riskut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme.
Kryesisht do synohen kontrollet për lëndët narkotike. Do të ketë shtim të patrullave në kufirin e gjelbër.
Shtimi i kontrolleve ndaj subjekteve që tregtojnë fishekzjarrë.
Policia e Shtetit e vlerëson si mjaft të çmuar bashkëpunimin me komunitetin. Kërkohet informacion pasi do të jenë të angazhuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Repartin Special “RENEA” dhe Njësinë Speciale “FAST”.
Policia e Shtetit garanton qytetarët se është tërësisht e angazhuar për të krijuar një ambient sa më të sigurt dhe uron të gjithë qytetarët:
Gëzuar festat, shëndet, mbarësi dhe sa më shumë besim e bashkëpunim të ndërsjellët për të mirën e përbashkët gjatë vitit 2020. /Fjala.al/