Kurti per analizën e The Times: Gjykata mund ta ndihmojë Serbinë të rishkruajë historinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar analizën e gjerë të prestigjozes britanike ‘The Times’, për gjyqin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në ‘Twitter’, Kurti shkruan se është i shqetësuar se Gjykata Speciale mund ta ndihmojë Serbinë ta “rishkruajë historinë”.

“Ata e çliruan Kosovën, ata e duan Perëndimin… tani ata akuzohen për krime lufte”, është titulli i artikullit të gazetës londineze, që e ka marrë edhe qëndrimin e Kurtit në lidhje me nisjen e gjykimit ndaj ish-udhëheqësve politikë dhe ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kurti ka thënë se kurrë nuk e ka mbështetur Gjykatën Speciale.

“Unë e mbështes llogaridhënien për luftën. Megjithatë, më duket e padrejtë që në qendër të vëmendjes po vihet Kosova, ndërsa Serbia jo vetëm që ka refuzuar ta marrë përgjegjësinë për krimet e saj, por edhe i mohon ato”, ka thënë Kurti.

Gazeta britanike shkruan se gjykata gjithashtu do ta inkurajonte lojën rajonale të Rusisë për ta minuar Kosovën, e cila është qeverisur si një protektorat i OKB-së dhe, që nga viti 2008, si një shtet i pavarur, ashtu siç ka filluar të bëjë përparim në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të shfrenuar, si dhe në zgjerimin e ekonomisë së saj.

Kurti beson se Kremlini pa në Kosovë dhe në Ballkan një “front të dytë” të mundshëm kundër NATO-s pas pushtimit të Ukrainës.

Lexo edhe :  Edhe Kosova nën pushtetin e flakëve, raportohen 29 vatra në tetë orët e fundit

“Kosova është një histori suksesi e NATO-s. Rusët duan që ajo të dështojë”, ka thënë Kurti.

Në dhjetor, kujtoi ai, një grup i madh anëtarësh të Narodne Patrole, një organizatë nacionaliste serbe e lidhur me grupin paramilitar rus ëagner, u grumbulluan në anën serbe të kufirit me Kosovën, duke kërcënuar se do të përballeshin me trupat e NATO-s.

Të fundit

Zbulohen eshtrat e Njeriut të Kennewick, nga skeletet më të vjetra në Amerikën e Veriut

28 korrik 1996 Më 28 korrik 1996, në brigjet e lumit Columbia pranë qytetit Kennewick në shtetin Washington të SHBA-së,...

58 diplomatë letër Brukselit: Ndërpriteni bashkëpunimin me Izraelin, njihni Palestinën

Një grup prej 58 ish-ambasadorësh të Bashkimit Evropian i janë drejtuar me një letër të hapur udhëheqjes së BE-së, duke bërë thirrje për masa...

Dosja “Partizani”/ GJKKO refuzon kërkesën e Berishës për përjashtimin e trupës gjykuese

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij...

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 34 vatra, 17 ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 34 vatra zjarri nga të cilat 17 janë ende aktive, 6 janë nën monitorim dhe 11 janë...

Shkencëtarët kinezë krijojnë bletën e parë robotike, një “spiune” që do të përdoret për…

Shkencëtarët në Institutin e Teknologjisë të Pekinit vendosën një kontrollues në trurin e bletëve për t’i shndërruar me sukses për herë të parë në...

Lajme të tjera

Web TV