Strasburg, nënshkruhet sot vendimi për liberalizimin e vizave të Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot në Strasburg do të nënshkruhet zyrtarisht vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën. Për këtë arsye për në Strasburg udhëton zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.

“ Ai do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit zyrtar të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, e organizuar nga Presidentja e Parlamentit Roberta Metsola”, thuhet në njoftim.

Ceremonia do të fillojë në orën 14:45. Pas ceremonisë së nënshkrimit, zëvendëskryeministri Bislimi do të mbajë një konferencë për media në Parlamentin Evropian së bashku me eurodeputetin dhe Raportuesin për Kosovën për çështjen e vizave Thijs Reuten, me fillim nga ora 15:15.

Ndryshe, dje Parlamenti Evropian ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën. Presidentja e vendit Vjosa Osmani e ka quajtur hap të rëndësishëm për demokracinë në Kosovë, por edhe vet Evropën.

Të fundit

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme

Sulme ajrore izraelite kanë goditur kryeqytetin jemenas, Sana të dielën, më 24 gusht, raportuan mediat lokale. Këto sulme vijnë vetëm...

Të mori “Zonja e Zezë”, o mik i mirë Artur Zheji!

Idashur Zheji, Dje vendose të largohesh… pa një fjalë, pa një përqafim, pa një “mirupafshim” të thjeshtë siç e bënim gjithmonë me përplasjen e kokave...

Tottenham ofron 50 mln euro për yllin Serie A, por… duhen 70 mln euro

Tottenham e ka nisur shumë mirë sezonin e ri në Premier League. Ekipi i drejtuar nga Thomas Frank ka marrë dy fitore në dy...

Shpëtohet turisti francez pranë Gjipesë në Himarë

Pasditen e së dielës pranë shkëmbinjve të Gjipesë është shpëtuar një turist francez që rrezikonte të mbytej. Kanë qenë pushuesit që kanë lajmëruar policinë kufitare...

Kryeministri kanadez: Nuk përjashtojmë dërgimin e trupave në Ukrainë

Kryeministri kanadez Mark Carney i tha Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy të dielën se ai mbështet thirrjet e Ukrainës për garanci të forta sigurie si...

Lajme të tjera

Web TV