U përfshi në krimin me viktimë 20-vjeçarin, flet njëri nga autorët: Tha se do sqaroheshin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 20-vjeçarit Stiven Toshkezi dy ditë më parë, pasi sherrit me të rinjtë Enzi Maze dhe Axel Hoxhaj 18 vjeç, ku ky i fundit ndodhet ende në arrati.

Burime për median bëjnë me dije se në dëshminë e tij lidhur me krimin, një prej autorëve të dyshuar Enzi Maze, i cili u arrestua pak orë pas ngjarës ka deklaruar përpara policisë se nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me viktimën.

Enzi ka rrëfyer se ka vetëm pak ditë që është kthyer nga Holanda, ku dhe vazhdonte studimet por është vënë në dijeni për konfliktin që Alex Hoxhaj kishte me viktimën vetëm pasi ishte takuar me shokun e tij, ku ky i fundit pretendonte se ishte rrahur nga 20-vjeçari.

I riu rrëfen se shkak për konfliktin mes viktimës dhe Axelit ishte bërë një vajzë që pëlqente ky i fundit, por ajo ishte në një marrëdhënie me 20-vjeçarin. Situata ka agravuar pasi viktima pretendonte se Axel Hoxhaj e shqetësonte vazhdimisht të dashurën e tij, si dhe ky i fundit njihej si një person problematik në zonë dhe shkollë.

Lidhur me natën kur ka ndodhur krimi, Enzi ka treguar se shoku i tij i ka bërë pritë edhe pse i kishte thënë se do ta takonte vetëm për t’u sqaruar.

Të fundit

Në 24 orë goditen 4 raste të shpërndarjes së lëndë narkotike, arrestohen pesë persona

Gjatë 24 orëve të fundit, goditen 4 raste të shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Vihen në pranga 5 shtetas....

Gavi del në mbështetje të shokut të skuadrës: “Shpresoj të fitojë Topin e Artë”

Mesfushori i Barcelonës, Gavi i ka dal në krah shokut të skuadrës Lamine Yamal, duke e mbështetur 18-vjeçarin si pretendent për Topin e Artë...

Një kalorës i veshur me përpikmëri nën një qiell rozë: Fotografia më e mirë e John Boaz

“Fabian u rrit në një lagje të brendshme të qytetit, ku ishte e vështirë për të të ndiqte pasionin për kuajt. Ai i ka...

35-vjeçari u gjet i copëtuar me sëpatë në Itali, mamaja e tij pranon gjithçka

Ka marrë një kthesë të papritur historia e Alessandro Venier, 35-vjeçarit që u gjet i copëtuar në një kazan të vjetër në bodrumin e...

Bota po nxehet, bashkë me të edhe truri ynë: Çfarë po na shkaktojnë ndryshimet klimatike

Ndërsa valët e të nxehtit bëhen gjithnjë e më të forta për shkak të ndryshimeve klimatike, shkencëtarët po përpiqen të kuptojnë sesi nxehtësia ekstreme...

Lajme të tjera

Web TV