Miratohet rritja e pagave për mjekët dhe infermierët, Manastirliu: Vendim historik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria miratoi sot vendimin për rritjen historike të pagave për profesionistët e shëndetit në të gjithë sistemin shëndetësor.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në komunikimin me median pas mbledhjes së qeverisë, e ka konsideruar këtë vendim historik për fuqizimin dhe mbështetjen e bluzave të bardha dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për qytetarët.

“Me vendimin e qeverisë do të kemi rritjen historike të pagave për mjekët specialistë e cila do të jetë 50.000 lekë në muaj për çdo mjek specialist që punon në strukturat tona të spitaleve dhe të poliklinikave në të gjithë vendin. Do të kemi një rritje me 7% për mjekët dhe infermierët dhe teknikët e shkencave mjekësore në të gjithë sistemin parësor dhe atë spitalor, ndërkohë që do të kemi edhe një rritje për të gjithë ata punonjës në administratat e njësive vendore të kujdesit shëndetësor, të agjensive të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të spitaleve, një rritje që do të jetë nga 25% deri në 50% duke krijuar kështu një hiearki të pagave e cila reflekton edhe rritjen e madhe dhe historike”, theksoi Manastirliu.

Ministrja Manastirliu theksoi se plani për rritjen e pagave të targetuara do të vijojë edhe në vitin 2024.

“Kemi realizuar rritjen e pagave për mjekët specialistë dhe të gjithë punonjësit e sistemit shëndetësor, ne do të vijojmë rritjen e pagave edhe për vitin 2024 për mjekët e familjes dhe infermierët që do të ketë sërish një rritje page të targetuar”, tha Manastirliu.

Nga plani 2023-2024 i rritjes së pagave përfitojnë rreth 22 mijë profesionistë të shëndetësisë në të gjithë vendin.

Të fundit

Bullgaria do të bëhet vendi i parë europian me reaktor bërthamor AP1000

Bullgaria do të jetë vendi i parë në Europë që do të ketë një reaktor funksional të tipit AP1000,...

Holanda kërkon nga qytetarët të ulin konsumin e energjisë elektrike gjatë orëve të pikut

Qeveria holandeze ka nisur një fushatë kombëtare për t’i nxitur qytetarët e saj të ulin konsumin e energjisë elektrike gjatë orëve të pikut për...

Kardinali tërhiqet nga Konklava/ Italiani ishte dënuar për abuzim financiar

Kardinali italian Angelo Beçiu është tërhequr nga pjesëmarrja në konklavën që do të zgjedhë Papën e ri pas vdekjes së Françeskut. Italiani tha se e...

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplaset me autobusin, disa persona përfundojnë në spital

Rreth orës 07:30 të mëngjesit të sotëm në aksin e rrugës kombëtare Elbasan–Peqin në vendin e quajtur Vidhas, ka ndodhur një aksident rrugor mes...

BE do të hetojë ndërprerjet e energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali

Autoritetet në Spanjë dhe Portugali po përpiqen të gjejnë shkakun e një ndërprerjeje masive të energjisë elektrike në të gjithë Spanjën , Portugalinë dhe...

Lajme të tjera

Web TV