Dominim i kthjellimeve dhe temperatura konstante, parashikimi i motit për sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria

Territori Shqiptar në pjesën më të madhe të tij do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë në orët e para të ditës mbizotërim të kthjellimeve në ultësirën perëndimore.

Ndërsa në zonat malore do të ketë kalime vranësirash. Parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme në pjesën e dytë të ditës, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore dhe do të gjenerojnë momente të pakta me pika shiu pjesërisht në zonat Lindore të vendit tonë.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, POR do të vijojnë në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 25°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës do të mbeten nën dominimin e motit të qëndrueshëm përgjatë të gjithë 24 orëshit, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në vend.

Parashikohet që kthejllimet të jenë më të dukshme në pjesën e parë të ditës në Kosovë në zonat Perëndimore dhe Jugore. Ndërsa pas mesdite pritet që të ketë kalime të vranësirave në të gjithë vendin.

Maqedonia e Veriut

Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë pjesërisht rajonin e Ballkanit do të diktojnë kushtet e motit edhe në Maqedoni. Parashikohet që përgjatë të premtes në Maqedoni të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku kthjellimet pritet të jenë më të dukshme në pjesën e parë të ditës në zonat Jugore.

Ndërsa në orët vijuese vranësirat do të bëhen më të dukshme, por nuk do të mund të sjellin reshje në territorin e Maqedonisë.

Lexo edhe :  Euro më e preferuar se leku? Ja si kanë ndryshuar kursimet e bizneseve dhe qytetarëve

Rajoni dhe Europa

Vijojnë masat ajrore të qëndrueshme të jenë dominuese në pothuajse të gjithë Europën, ku do të ketë dominim të kthjellimeve dhe kalime vranësirash në Veri dhe
Lindje të kontinentit.

Gjithashtu me kthjellime të shumta dhe vranësira të pakta paraqiten Europa Qëndrore dhe Jugperëndimore. Ndërsa gadishulli Apenin dhe Rajoni i Ballkanit do të jenë me vranësira të shpeshta të cilat herë pas here do të reshje shiu pjesërishtë në Italin Veriore, në Veriperëndim të Ballkanit dhe në brigjet e Egjeut.

Të fundit

Deputetë më 11 maj, 3 zv.ministra lirohen nga detyra

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme ndryshime në përbërjen e disa institucioneve. Përmes një njoftimi, bëhet e ditur...

Kur vjen paqja në Ukrainë? Presidenti i Finlandës bën parashikim

Presidenti i Finlandës thotë se po bëhet përparim në garancitë e sigurisë për Ukrainën, por paralajmëroi se nuk ishte optimist për një marrëveshje paqeje...

Igli Tare ndryshoi totalisht Milanin, a e dini sa yje kanë mbetur nga vjet?

Massimiliano Allegri dhe Igli Tare kanë bërë shumë ndryshime te Milani. "Djalli" ka pësuar realisht një diferencë të dukshme, aq sa numerikisht tashmë ka ruajtur...

‘Breshëri’ dronësh drejt Kievit, Rusia nuk ndalet

Forcat ajrore të Kievit thonë se Rusia ka qëlluar 53 dronë drejt Ukrainës sot gjatë sulmeve gjatë ditës. Sipas mediave të huaja, këtë mëngjes është...

Ministri Hasani: Anëtarësimi në BE është qëllim kombëtar

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë sot në panelin e organizuar për vendet e Ballkanit Perëndimor në Forumin Strategjik...

Lajme të tjera

Web TV