OSBE: 70% e grave kanë përjetuar një formë të dhunës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth  70% e grave në Evropën Jug-Lindore dhe Lindore kanë përjetuar një formë të dhunës: seksuale, fizike, psikologjike, ngacmim seksual ose përndjekje, por raportimi i incidenteve mbetet i ulët. Vetëm 15% e grave raportuan në polici incidentin më të rëndë të dhunës nga partneri aktual. Këto janë gjetjet e një raporti të publikuar nga sekretariati i OSBE-së, i cili publikoi sot një faqe të re interneti që përmban burimet për ndihmë dhe informacione, si përkrahje e përpjekjeve për të parandaluar dhe luftuar dhunën ndaj grave. E disponueshme në gjashtë gjuhë, www.stopvawnow.org/ është krijuar si një mjet praktik për zyrtarët, organet e zbatimit të ligjit, organizatat e shoqërisë civile dhe publikun e gjerë në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, si dhe në Moldavi dhe Ukrainë.

Faqja e internetit është krijuar enkas që përdoruesit të gjejnë informacionin që u nevojitet në mënyrë të thjeshtë e sa më shpejt, me të dhëna, udhëzime dhe kontaktet kryesore që janë të rëndësishme për secilin vend. Nën seksionin “Kam nevojë për ndihmë”, gratë që përjetojnë dhunë mund të gjejnë informacione me kë mund të kontaktojnë nëse kërkojnë mbështetje, siç janë numrat e telefonit të OJF-ve lokale, si dhe linjat telefonike për ndihmë.

Nën seksionin “Dua të ndihmoj”, OSBE ka përpiluar hapat që qytetarët e interesuar mund të ndërmarrin për të qetësuar situata kritike, për të mbështetur gratë dhe për të rritur ndërgjegjësimin.

Seksioni “Dua informacion” jep detaje të mëtejshme mbi rezultatet dhe rekomandimet e Anketës së OSBE-së për Mirëqenien dhe Sigurinë e Grave, të botuar në fillim të këtij viti. Anketa zbuloi se 70% e grave në Evropën Jug-Lindore dhe Lindore kanë përjetuar një formë të dhunës: seksuale, fizike, psikologjike, ngacmim seksual ose përndjekje, por raportimi i incidenteve mbetet i ulët. Vetëm 15% e grave raportuan në polici incidentin më të rëndë të dhunës nga partneri aktual.

“Ky burim online bazohet në rezultatet e Anketës së OSBE-së për Mirëqenien dhe Sigurinë e Grave, e cila tregoi se  gratë që kanë përjetuar një incident të dhunshëm duan më së shumti mbështetje morale dhe dikë për të biseduar”, tha Serani Siegel, menaxhere e projektit të anketës. “Sondazhi gjithashtu theksoi rëndësinë e të folurit dhe ofrimit të burimeve për gratë për raportimin e incidenteve të dhunës. Faqja e internetit do të ndihmojë në këtë drejtim dhe do t’iu mundësojë grave që të gjejnë një sërë opsionesh për raportimin e dhunës dhe marrjen e mbështetjes së nevojshme”.

Lexo edhe :  Mos harroni çadrat! Reshje shiu në të gjithë vendin

Faqja e internetit është dizajnuar që të shërbejë si burim për zyrtarët qeveritarë, organet e zbatimit të ligjit, OJQ-të, akademikët dhe mediat për të kuptuar më mirë rëndësinë e këtij problemi, si dhe jep udhëzime për  implementimin e politikave dhe praktikave. Duke ofruar të dhëna për këto çështje, kjo faqe ka për qëllim të luftojë qëndrimet e fajësimit të viktimave, të cilat kontribuojnë në heshtjen e viktimave.

Lançimi i faqes në internet përkon me fundin e fushatës “Thyej heshtjen” të OSBE-së më 10 dhjetor, e cila u mbajt gjatë fushatës ndërkombëtare të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore. Fushata “Thyej heshtjen” u përqendrua në ndryshimin e mentalitetit dhe qëndrimeve në publik që kontribuojnë në pabarazinë gjinore dhe si pasojë, edhe në dhunën ndaj grave.

Gjatë kësaj fushate, u printuan postera, të cilat u shpërndanë nëpër stacionet policore të vendeve ku u zhvillua anketa, në të cilat u nënvizua roli i rëndësishëm i punonjësve të policisë dhe personelit në Stacionet e Policisë për mbështetjen e të mbijetuarve të dhunës.

Përdoruesit e mediave sociale dhe personat me ndikim (influencuesit) në mbarë rajonin mbështetën fushatën dhe shkëmbyen informacione mbi dhunën ndaj grave dhe mbi Anketën e kryer nga OSBE. Fushata angazhoi një numër të madh të njerëzve në rajon nëpërmjet kanaleve të mediave sociale të OSBE-së me më tepër se 39,000 njerëz të arritur në Facebook si dhe mbi 57,000 postime në Tëitter dhe 16,000 të tjera në Instagram. Filtri në Instagram, i zhvilluar posaçërisht për këtë fushatë, rezultoi në mbi 83,000 përshtypje gjatë 16 ditëve. Fushata u mbështet gjithashtu gjerësisht nga media dhe influencuesit, me një shtrirje të kombinuar prej mbi 20 milion njerëzve.

Të fundit

Gazment Bardhi kallëzon në SPAK Belinda Ballukun dhe Majlinda Bufin

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi  në një postim në rrjetet sociale, njofton se ka depozituar në...

Në Durrës për pavarësinë! Fundjavë e ngarkuar për hotelet, vizitorë të shumtë nga Kosova

Bregdeti i Durrësit është mbushur me vizitorë nga Kosova, të cilët kanë zgjedhur të festojnë Ditën e Pavarësisë mes detit dhe atmosferës festive që...

Asnjë fitore me rivalët e përjetshëm, Interi rrezikon të kthehet si ai dështaku i Tohirit

Objektivi është që Interi të largohet nga “Allianz Stadium” me kujtime të bukura. Zikaltrit rrezikojnë që të kthehen pas 10 vite, pikërisht në sezonin...

Cilat ushqime ulin rrezikun e depresionit dhe Alzheimerit?

Një studim i fundit thekson rëndësinë e dietës në reduktimin e rrezikut të depresionit dhe sëmundjes Alzheimer. Studimi tregon se konsumimi i ushqimeve të pasura...

I dyshuar për krime lufte, arrestohet në Shkup një person

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha të shtunën se një person është arrestuar në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, nën dyshimin për...

Lajme të tjera

Web TV