“Bashkëshorti ka sakrifikuar shumë”/ Irini flet për jetën private: Jam e lumtur…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte e ftuar këngëtarja e njohur e muzikës popullore Irini Qirjako.

Teksa rrugëtoi nëpër kujtime me anë të fotografive, këngëtarja e cilësoi fëmijërinë e saj si shumë të bukur, “Kam qenë shumë e qeshur dhe e dashur.

Isha lidere që e vogël”.
Irini kujtoi marrëdhënien e ngushtë që ka patur me prindërit e saj, “Kur isha e vogël kisha një lidhje shumë të fortë me babanë tim, e doja dhe më donte shumë”.

Ndërkohë që për nënën tregoi se ishte ajo që këmbënguli dhe e mbështeti kur asaj iu dha e drejta e studimit për në Liceun Artistik në Tiranë.

Këngëtarja tregoi se babai i saj ishte pak skeptik nëse ata do të mundeshin ta mbanin vajzën me studime në Tiranë pasi kishin 6 fëmijë, por mamaja e saj ishte e bindur që ata do t’ia dilnin.

Më pas prindërit e këngëtares nuk paguan asgjë për studimet e saj pasi ajo ishte një studente shumë e mirë.
Irini gjatë studimeve edhe pse vetë nuk ishte për kanto, shkonte në çdo seancë pasi kishte shoqen e saj që ishte në atë degë.

“Kam shumë kujtime të bukura në karrierën time”, tha këngëtarja me shumë nostalgji.
Moment shumë i bukur nga i cili Irini u emocionua ishte kur në studio ishte u shfaq një videomesazh nga këngëtarja Silva Gunbardhi, e cila i dedikoi disa fjalë zemre.

Këngëtarja foli edhe për marrëdhënien që ka me bashkëshortin e saj dhe mbështetjen e pakursyer që ai i ka dhënë asaj gjatë karrierës, “Ka sakrifikuar shumë”.

Ata janë prindër të një vajze, e cila ka kryer studimet për mjekësi dhe jeton në Gjermani.
E pyetur se si do ta cilësonte rrugëtimin e saj në jetë, këngëtarja tha, “Jam e lumtur që jeta ime vajti dhe po shkon këngë”.

Lexo edhe :  Amber tallet keq me Gjestin: “Kush është ky, Frederik Ndoci?”

Gjithë rrëfimi në studio i Irini Qirjakos u shoqërua me muzikë të mirë dhe nga zëri brilant e i pakrahasueshëm i këngëtares, duke e bërë këtë program edhe më të bukur.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV