Formula 1/ Ndryshim formati në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit dhe në garën Sprint

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një pushimi katër javor, Formula 1 rikthehet këtë fundjavë me Çmimin e Madh të Azerbajxhanit. Në pistën e Baku është parashikuar edhe gara e parë Sprint nga gjashtë të tilla në këtë edicion teksa pritet që të ketë një ndryshim të rregullores.

Kështu, skuderitë janë bashkuar dhe janë në të njëjtin mendim që në garat Sprint të mos përcaktohet më Pole Position për garën e madhe, por të luhet vetëm për pikë.

Por, si do të vendoset Pole Position dhe radha e nisjes për garën Sprint? Ideja është që të anashkalohet formati i provave të lira dhe të ketë më shumë interes për sesionin e së premtes që do të kthehej në vendimtar për të përcaktuar startin e Sprint Race dhe të garës së plotë.

Në fakt, struktura ende nuk është kristalizuar dhe ka disa detaje që duhen vendosur në mbledhjen e Komisionit të Formula 1 të martën. Koha është e mjaftueshme dhe në rast se gjithçka shkon sipas parashikimeve atëherë rregullat do të hyjnë menjëherë në fuqi për t’u aplikuar në Çmimin e Madh të Azerbaxhanit, këtë fundjavë.

Të fundit

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez,...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lojtari i Real Madridit nuk duron më: Dua të largohem

Alvaro Rodriguez, i cili sezonin e fundit ishte në huazim te Getafe, nuk u përfshi në skuadrën e Realit për Botërorin e klubeve dhe...

Sanksionet e reja kundër Rusisë, BE dështon të bindë Sllovakinë

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë garanci se nuk do...

Aplikacioni “Matrix”, Ervin Karamuço: Do të zbardhet fati i Ervis Martinajt

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur rreth zbulimit dhe zbërthimit të aplikacionit të koduar Matrix, teksa tregon se nga zbardhja e një sërë...

Lajme të tjera

Web TV