Shqipëria shënon rritje ekonomike/ Banka Botërore: E dyta në rajon pas Malit të Zi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas vlerësimit të Bankës Botërore Shqipëria ka shënuar rritje ekonomike duke u renditur e dyta në rajon pas Malit të Zi.
Shqipëria reflekton rritjen më të shpejtë ekonomike ndër 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Të dhënat e raportit të fundit të Bankës Botërore pasqyrojnë se gjatë vitit 2022 vendi ynë ka patur një rritje të Prodhimit të brendshëm bruto me 4.8%, duke u renditur të dytët në rajon pas Malit të Zi me 6.1%.

Sipas raportit ekonomitë e të 6-ta vendeve të rajonit, pas pandemisë kanë shënuar rritje në nivele të ndryshme.

Gjithashtu progres bëhet me dije të jetë bërë nga vendi ynë dhe në punësimin e të rinjve ku 56.3 % e të rinjve rezultojnë të punësuar, ndërsa në të gjithë rajonin shkalla e punësimit të të rinjve është 47%.

Rritjet më të mëdha vjetore u regjistruan në Shqipëri dhe Mal të Zi me përkatësisht 2.7 dhe 7.9 për qind.

Një tjetër sektor që reflekton progress është ai i turizmit konkretisht hoteleria, niveli i të cilës është më i lartë se ai para pandemisë.

“Në vitin 2022, turizmi, krahasuar me numrin e netëve të kaluara nga jorezidentët, është rikuperuar plotësisht dhe ka tejkaluar nivelin e vitit 2019 në Shqipëri, por edhe në Kosovë dhe Serbi”, thuhet në raport./ Euronews Albania

Të fundit

2018 – Tragjedia e Matit: Zjarri më vdekjeprurës në historinë moderne të Greqisë

Më 23 korrik 2018, një zjarr i furishëm shpërtheu në rajonin e Atikës Lindore, në zonën bregdetare të Matit,...

Harta e re me çmimet e pronave/ Si do ndikojë te procesi i rivlerësimit?

Pas muaj të tërë diskutimesh dhe vonesash institucionale, drafti për rivlerësimin e pronave në vend është drejt finalizimit. Ministria e Financave ka konfirmuar se çmimet...

Petro Koçi: Ja si po tenton të shpëtojë nga prangat e drejtësisë Berisha dhe Meta

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, ka folur pa doreza për të ashtuquajturit të paprekshëm të politikës shqiptare. Ai deklaroi në një intervistë për gazetën...

Matrikulluan bagëti të kontrabanduara, arrestohen 4 veterinerë në Korçë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Matrikulli”. Katër veterinerë janë arrestuar nga policia e Korçës, pasi matrikulluan...

Ish-deputeti për sherrin Lapaj-Shabani: Po vloj nga brenda, i kam mbështetur me zemër

Ish-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar përplasjen në distancë mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, lidhur me debatin për mandatin e fituar nga koalicioni “Nisma...

Lajme të tjera

Web TV