“Nënë Tereza me fytyrë të mbuluar”/ Gazetari bën thirrjen: Të hiqet menjëherë skulptura!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Arsen Rusta ka reaguar ashpër për skulpturën e Nënë Terezës në aeroportin e Rinasit, ku shenjtorja shihet me fytyrën e mbuluar.

Me anë të një shkrimi, Rusta kërkon të dijë se si mundet të përbuzet figura e të madhes Nënë Tereza në portën kryesore të vendit.

Ai deklaron se fytyra e shenjtores s’mund të mbulohet, pasi mbart historinë, rrudha, vite jetë, shije, zhgënjim, shpresë dhe jetë njeriu.

Gazetari kërkon që kjo skulpturë të hiqet një orë e më parë nga ai vend publik dhe kombëtar.

“Nënë Tereza me fytyrë të mbuluar”/ Gazetari,

Shkrimi i plotë:

“Nënë Tereza” me fytyrë të mbuluar!!! Po si mundet kjo more…

Po me Nënë Terezën çfarë patët?!!!!

Afro 9 vit më parë i madhi Maks Velo do të linte me intervistën e tij, detyrën e papërfunduar të një Skulpture dinjitoze asokohe të Nënë Terezës sot Shenjta Terezë.

Po si mundet që përçundimi i kësaj gruaje të madhe me gjak shqiptari t’i bëhet gjithmonë në portën kryesore ku futen të huaj e shqiptar në vëndin e saj, vendin e shqiponjave. Aeroportin e Rinasit

Po rendis disa foto

E para Intervista e Maks Velos

“Nënë Tereza me fytyrë të mbuluar”/ Gazetari,

E dyta, Skulptura e parë hequr nga Rinasi si e padenjë

“Nënë Tereza me fytyrë të mbuluar”/ Gazetari,

“Nënë Tereza me fytyrë të mbuluar”/ Gazetari,

E treta, Skulptura e dytë vendosur por jo më e mira në një rreth rrotullim ku nga një anë duket veç kurrizi!

“Nënë Tereza me fytyrë të mbuluar”/ Gazetari,

Fotot e fundit janë Skulptura me fytyrë të mbuluar e Shenjtë Terezës, inaguruar dhe promovuar me pompozitet edhe si investim i një banke të nivelit të dytë!!!

“Nënë Tereza me fytyrë të mbuluar”/ Gazetari,

Po si mund t’i mbulohet fytyra një zonje kaq të madhërishme…..

Kush guxon ta bëjë këtë në një vend me tolerancë fetare, pak ditë pasi Myslimanët kanë festuar denjësisht Ramazanin dhe Katolik e Ortodoks pashkët.

Kujt i vjen zor nga fytyra e shqiptares më përfaqësuese!!!

Lexo edhe :  Detaje nga vrasja në Maliq/ Dy të miturit ishin konfliktuar një ditë më parë

Të nderuar, përfaqësues të aeroportit, Ministrisë së Kukturës, Bankës, i nderuar Skulptor çdo art ka vlerë pasi në shumicën e rasteve abstraksioni në vetvete është art. Por Fytyra e Shenjtë Terezës s’mund të mbulohet për asnjë shije. Në atë fytyrë ka Shqipëri, ka rrudha, ka vite jetë, ka histori, ka shije, ka zhgënjim, ka shpresë, ka jetë njeriu!

I ndjerë i fyer nga mbulimi i fytyrës së Shenjtë Terezës, unë Myslimani Arsen Rusta bëj apel që kjo Skulpturë të hiqet një orë e më parë nga ai vend publik dhe kombëtar.

Ne skemi pse fshehim Historinë dhe Identitetin tonë!

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV