Një finale Championsi në SHBA? Ceferin flet hapur: “Na duhet të rrisim të ardhurat”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Finalja e Champions League në vitin 2026 mund të luhet në Los Angeles, New York ose në Atlanta, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I rizgjedhur si president i UEFA-s pak javë më parë, Aleksander Čeferin po planifikon ta çojë finalen e kompeticionit më të rëndësishëm për klube përtej Altantikut, kuptohet për të rritur të ardhurat.

Vetë Ceferin, i intervistuar nga “Men in Blazers”, la të kuptohet që finalja e Championsit mund të mos zhvillohet në të ardhmen në një nga qytetet e mëdha evropiane (këtë vit, akti i fundit i turneut është planifikuar për në Stamboll, Turqi), por në një kontinent tjetër.

“Liga e Kampionëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Filluam ta diskutojmë në vitin 2014, në Londër, dhe do ta diskutojm në 2025 në Mynih, pastaj do të shohim. Po, është e mundur. Futbolli është jashtëzakonisht popullor në Shtetet e Bashkuara.”

Ceferin kujton se Amerika është një treg i madh.

“Është një treg shumë i rëndësishëm dhe premtues për të ardhmen. Puna është se ne po i shesim të drejtat shumë mirë. Tifozët do të mendojnë Akoma: “o ju bastardë, në Zvicër, gjithçka ka të bëjë me paratë!” Po e përsëris një mijë herë, ne rishpërndajmë 97% të parave. Sigurisht që të ardhurat tona janë të larta, por unë do të doja që ato të ishin shumë, shumë më të larta sesa janë tani”.

Presidenti i UEFA-s kujton se si evropianët kanë pasur një ndikim të madh në Amerikën e Veriut:

“Ajo që më tronditi është se “Euro 2020” u ndoq nga më shumë njerëz në Shtetet e Bashkuara sesa finalet e NBA-së. Në ndeshjet e Euro 2020, çdo ndeshje ishte si një Super Bowl për sa u përket shikuesve.”

Lexo edhe :  Dramë, lot dhe emocione/ Ilir Daja tregon çelësin e suksesit tek “blutë”

Championsi është luajtur gjithmonë në Evropë, nga Parisi në Monako, nga Londra në Beograd.

Globalizimi i futbollit dhe hapjet e vazhdueshme drejt tregjeve të pasura rriti të ardhurat. Mendoni vetëm për superkupat kombëtare dhe jo vetëm në vendet e Gjirit. Mund të zgjerohemi më shumë.”

Të fundit

Profesionistët e Lirë letër ministrit Manja: Drafti i Kodit Penal cenon lirinë ekonomike

Publikimi së fundmi i draftit të Kodit të ri Penal nga Ministria e Drejtësisë ka shkaktuar debate në radhët...

Turma “kap me gurë” kandidatin për president në Bolivi

Në Bolivi janë mbyllur qendrat e votimit për zgjedhjet presidenciale dhe ka nisur procesi i numërimit të votave. Ndërkohë, zgjedhjet janë shoqëruar me tensione...

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit, 18 gusht 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.14 lekë dhe do të shitet me 83.5 lekë. Euro do të...

Shtrenjtohen qiratë dhe kafeja në korrik

Çmimet e kafesë, qirave dhe shtresave të dyshemesë janë rritur 5.4 deri në 7 për qind, gati dy dhe herë dhe më shumë në...

Chelsea i ofron 50 milionë euro për titullarin e padiskutueshëm, Inter refuzon direkt

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Chelsea ka tentuar së fundmi të bëjë një goditje të bujshme në Serie A. “Blutë” i kanë ofruar...

Lajme të tjera

Web TV