Kthjellime dhe vranësira, si pritet të jetë moti sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria

Masat ajrore të qëndrueshme do të përfshijnë vendin tonë përgjatë gjithë 24 orëshit, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme gjatë paradites në ultësirën perëndimore. Ndërsa pasditja sjell kalime të pakta vranësirash të cila më të fokusuara do të jenë në zonat malore, por nuk do të krijojnë mundësi për reshje në territor.

Kosova

Republika e Kosovës do të jetë nën ndikimin e vlerave të larta barike të cila do të sjellin në vend dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta të vranësirave.
Parashikohet që kthjellimet më të dukshme të jenë në pjesën e parë të ditës në pothuajse të gjithë territorin. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të sjellin kalime të lehta vranësirash.

Maqedonia e Veriut

Zhvillimi i një qëndre të presionit të lartë atmosferik në Ballkanin Perëndimor do të bëj që të ndikohen kushtet e motit në MV, duke bërë që në orët e para të ditës pjesa më e
madhe e territorit të MV të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve. Ndërsa orët e pasdites dhe në vijim do ti bëjnë më të dukshme vranësirat, por nuk do të mund të sjellin reshje.

Rajoni dhe Evropa

Europa Lindore parashikohet të jetë nën dominimin e vranësirave të shumta, të cilat do të gjenerojnë reshje dëbore. Gjithashtu nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm me vranësira e reshje paraqiten Britania e madhe dhe pjesërisht Europa Qëndrore. Ndërsa pjesa më e madhe e Europës Jugore dhe Vendet Nordike parashikohet të jenë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, ku më të dukshme kthjellimet pritet të jenë në gadishullin Iberik.

Të fundit

E rëndë/ Përmbyset varka turistike, raportohet për dhjetëra viktima

Të paktën 37 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë ende të zhdukur pasi një varkë turistike u...

20 Korrik 1944: Komploti i fundit kundër Rajhut, shansi për të ndryshuar historinë

Nga Leonard Veizi Në mes të vapës së një vere të përgjakshme, ndërsa Lufta e Dytë Botërore po i afrohej pikës së kthesës së saj...

“Të ka dalë emri që u bën qejfin të burgosurve”, Efi reagon pas akuzave

Personazhi i njohur, Efi Dhedhes, është përballur së fundmi me akuza se ka pasur kontakte me persona të dënuar në burgje. Një ndjekëse e ka...

Nga Zheni Gjergji te Ferdinand Xhaferri, ja kush pritet të largohet nga kryesia e PD

Sali Berisha tashmë e ka vulosur se nuk do të respektojë neni “Basha” dhe nuk do ta fusë partinë në zgjedhje të reja për kryetarin. Askush...

2 dekada në koma, ndërron jetë “Princi i Fjetur” i Arabisë Saudite

Princi saudit Al- Waleed bin Khaled bin Talal Al Saud, i njohur gjerësisht si “Princi i fjetur”, ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare, pas...

Lajme të tjera

Web TV