“Hapet Piramida”, do shërbejë për formimin e të rinjve në fushën e teknologjisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Godina që dikur ishte simboli i komunizmit, sot është kthyer në qendrën më të madhe në vend për të rinjtë, të cilët do të përgatiten si IT apo programuesit e së ardhmes.

Pjesa e jashtme e Piramidës ka përfunduar dhe për pak ditë, hapet për qytetarët.

“Presim që të hapin për pak ditë të gjithë pjesën e jashtme. Dhe me pas do kemi mundësi të punojmë në brendësi të kubave”, ka thënë ajo.

Piramida do të kthehet në një hapësirë në funksion të fëmijëve dhe të rinjve, grupmosha të ndryshme duke filluar nga më të vegjlit do të kenë mundësi të bëhen pjese e kurseve te ndryshme mbi teknkologjine, por edhe artin dhe kulturën.

Drejtoresha e Investimeve Publike në bashkinë e Tiranës, Ilda Qazimllari flet për rëndësinë e kësaj qendër për të rinjte.

“E gjitha kjo do të funksionoje ku në zemër te Piramidës do të jetë tumo. Dhe hapësirat e tjera hollet do të jenë multifunksionale…”

Piramida pritet të kthehet në një nga atraksionet e kryeqytetit që mund të vizitohet nga turistë të huaj dhe vendas. Por një nga pjesët më të bukura do të saj, do jetë tarraca.

“Do të ketë aksesueshmeri te plotë te saj, për sa kohe ka të gjitha rampat e shkalleve”, është shprehur drejtoresha e Investimeve Publike në bashkinë e Tiranës.

Godina ka ruajtur formën e saj të vjetër, por ka dhe plot risi.

“Piramida pjesën interesante ka edhe të gjithë pjesën shtojcë, ne kemi preferuar t’ju themi kuba. Janë ambiente që u shtohen në formën e shërbimeve. Koncepti ka qenë ai i legove që janë hedhur nga maja e Piramidës dhe ato kanë rënë në pozicionet e tyre të para.

Lexo edhe :  Dy turistë rrëzohen në malet e Komanit/ Zjarrfikësit dhe ambulanca nisen për ndihmë

Qendra më e madhe e teknologjisë për të rinjtë në vend, pritet të hapet në muajin shtator.

Të fundit

Emma Tucker, kryeredaktorja e Wall Street Journal që e bëri Trumpin të dridhej?

Nga Monica Ricci Sargentini, Corriere della Sera Në krye të gazetës që nga viti 2022, ajo imponoi një modernizim që...

Paradoksi i reagimit opozitar kundër projekt Kodit të ri Penal

Nga Mero Baze Vitin e kaluar, kur shumica në pushtet propozoi ngritjen e Komisionit të posaçëm “anti-korrupsion”, i njohur si “Komisioni Xhafa”, gjithë kritikat e...

Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë

Nga data 7 gusht, çdo produkt që prodhohet në vendin tonë dhe eksportohet drejt tregut amerikan do të paguajë taksë 10%. Vendimi i paralajmëruar...

3 gusht 1778 – Hapet Teatro alla Scala në Milano

Më 3 gusht 1778, në Milano, u hap për herë të parë Teatro alla Scala – i njohur shkurtimisht si La Scala – një...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Shqipëria do të përjetojë një tjetër ditë tipike vere më 3 gusht 2025, me qiell të kthjellët gjatë gjithë ditës dhe temperatura të larta...

Lajme të tjera

Web TV