Vëzhgoi lëvizjet e Nikulajt, zbulohet e shkuara kriminale e anglezit Simpson

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një prej personave të dyshuar për vrasjen e Ardian Nikulajt, Harry Simpson vazhdon të jetë në arrati.

E teksa Simpson ndodhet ende në arrati është zbuluar e shkuara e tij kriminele në Britani. Ai ka qenë disa herë i dënur për trafikim të lëndëve narkotike. Ka qenë i dënuar në vitin 2019 në Britani të Madhe për shitje të drogës.

Po ashtu në vitin 2015 është dënuar me 5 vite e 3 muaj burg. Bëhet me dije se në 2015 Harry Simpson është ndaluar me një makinë BMW në të cilën janë gjetur kokainë dhe kanabis me 40 mijë paund.

Kujtojmë që është arrestuar financuesi dhe organizatori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj, më 19 Prill në Shëngjin, Edmond Haxhia. Po ashtu, janë arrestuar dhe tre nga informatorët britanikë, Thomas Mithan, Steve Hunt dhe Harriet Bridgeman.

Të katër këta shtetas janë prangosur, pasi autoritetet britanike kanë pranuar si të ligjshme kërkesën e bërë nga Policia e Shtetit.

Për këtë ngjarje mbetet në kërkim Harry Simpson, si dhe portugezi i akuzuar si vrasësi, Ruben Saravia. Ky i fundit, ka dalë nga territori shqiptar përmes Doganës së Kapshticës, bashkë me britanikun Harry Simson, në drejtim të Greqisë.

Shtetasit britanikë kanë qëndruar pikërisht në resortin në pronësi të biznesmenit Ardian Nikulaj dhe sipas hetuesve, ata kanë vëzhguar për ditë me radhë lëvizjet e tij dhe të stafit, të cilat më pas ia raportonin portugezit Ruben Saraiva. Kjo shpjegon dhe faktin përse vrasësi ishte aq i njohur me ambientet e resortit.

Policia e Shtetit ka bërë me dije se në përfundim të veprimeve paraprake, nga provat shkencore të siguruara, deklarimet dhe sekuestrimet në cilësinë e provës materiale, nga Prokuroria e Lezhës dhe Gjykata e Lezhës janë caktuar masat e sigurisë për 6 shtetas, si autorë të dyshuar të vrasjes së 51-vjeçarit, dhe konkretisht:

Lexo edhe :  Endri Shabani i bën puçin Lapajt, daja ngulmon sërish: Dua mandatin!

Edmond Haxhia, shtetas me shtetësi shqiptare dhe britanike,
Ruben Saraiva, shtetas portugez,
Harry Simson, shtetas britanik,
Harriet Bridgeman, shtetase britanike,
Thomas Mithan, shtetas britanik,
Steve Hunt, shtetas britanik.

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV