Debatoi ashpër me arbitrat pas sfidës ndaj Tottenham, Klopp rrezikon dënimin nga Federata

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liverpool fitoi një ndeshje dramatike të dielën ndaj Tottenham me shifrat 4-3 teksa të kuqtë iu falën një goli të Diogo Jotas në minutat shtesë. Festa në Anfield ishte e çmendur me trajnerin Jurgen Klopp që gëzoi para syve të arbitrit të katërt ndërsa menjëherë u ndëshkua ngaa gjyqtari kryesor, Paul Tierney. Në fakt, gjermani ishte tejet i nevrikosur me kryesorin pasi ky i fundit akordoi një faull nga i cili erdhi goli i tretë i Tottenham.

Ndërkohë, pas sfidës, Klopp nuk i uli tonet dhe në konferencë theksoi se arbitri Paul Tierney ndjek një axhendë kundër Liverpoolit. Këto fjalë duket se do t’i kushtojnë rëndë “timonierit” të The Reds pasi Federata Angleze pritet të marrë masa.

Klopp rrezikon një gjobë të majme, por mund të marrë edhe një pezullim për të mos e lejuar në stol për disa nga ndeshjet e ardhshme të Liverpool. Kujtojmë se kjo nuk është përplasja e parë mes Klopp dhe arbitrit Tierney pasi edhe në dhjetorin e vitit 2021, në një ndeshje po ndaj Tottenham, gjermani kishte pretendime për një të kuq të padhënë ndaj Harry Kane.

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV