Vranësira dhe reshje të pakta shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria

Territori Shqiptar vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat gjatë paradites do të sjellin kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta në skajin Juglindor të vendit. Parashikohet që vranësirat të jenë më të dukshme gjatë pjesës së dytë të ditës, ku dhe pritet që të sjellin reshje të pakta dhe të izoluara shiu në një pjesë të mirë të territorit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga 5°C deri në 26°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi Lindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë të dominojnë kushtet e motit në Kosovë, ku pritet që gjatë paradites të ketë vranësira të shpeshta. Por do të ketë dhe intervale të shkurtra me kthjellime. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do ti bëj më të dukshme vranësirat në vend, të cilat herë pas here do të krijojnë mundësi për reshje.

Maqedonia e Veriut

Vlerat e ulëta barike do të diktojnë kushtet e motit në të gjithë territorin e Maqedonise, ku paraditja do të jetë me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshat. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të dominojnë në Maqedoni , të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar shira. Reshjet më të dukshme do të jenë përgjatë kufirit perëndimor.

Rajoni dhe Europa

Pjesërisht Europa Jugore do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu. Gjithashtu me vranësira, por me reshje në formë dëbore paraqitet Lindja e kontinentit dhe gadishulli Skandinav. Ndërsa Ishujt Britanik dhe pjesa më e madhe e Europës Qëndrore do të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave. Po ashtu me mot të qëndrueshëm do të jetë edhe Jugperëndimi i kontinentit, ku pritet që kthjellimet të jenë më të dukshme.

Të fundit

Portieri më i mirë i vitit, publikohen nominimet e trofeut Yashin 2025

Gianluigi Donnarumma është favoriti kryesor për të fituar Trofeun Yashin 2025, çmimin që i jepet portierit më të mirë të...

Ter Stegen vijon “luftën” me Barçën, nuk nënshkruan asnjë raport mjekësor

Marc-Andre ter Stegen vazhdon t’i rezistojë me vendosmëri presionit nga Barcelona dhe refuzon të nënshkruajë raportin mjekësor që klubi po i dërgon La Ligës për...

Son prezantohet tek Los Angeles: “Nuk ishte zgjedhja ime e parë, më mbaruan energjitë”

Pas dhjetë vitesh te Tottenham, Son Heung-min mbërrin në MLS dhe tashmë po i jep flakë Los Angelesit. Sulmuesi korean është prezantuar zyrtarisht si lojtar i ri për...

Kush po e sulmon prodhimin vendas?

Nga Leonard Veizi Duket sikur jetojmë brenda një rrethi vicioz nga i cili nuk po gjejmë dot rrugë shpëtimi. Një mjegull mosbesimi, frike dhe përçmimi...

Ecuria e transportit ajror, TIA kalon për herë të parë 51 mijë pasagjerë në një ditë

Transporti ajror në Shqipëri po përjeton një rritje të qëndrueshme, si në numrin e fluturimeve, ashtu edhe të pasagjerëve. Sipas INSTAT, gjatë tremujorit të dytë...

Lajme të tjera

Web TV