Ish-deputeti i PD ngre alarmin: Ja çfarë do të ndodh në zgjedhjet e 14 majit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, është shprehur se kryeministri Edi Rama i ka mbyllur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas aferës “McGonigal”.

Komentet Biberaj i bëri gjatë një interviste për Panorama TV, paralajmëroi se në Shqipëri po futet një sasi e madhe e parave të pista nga grupet kriminale, që sipas tij, do të përdoret në zgjedhjet e 14 majit.

Ai shtoi se Tirana është kthyer në një vend të pastrimit të parave të pista dhe për këtë përmendi edhe çmimet katastrofike të apartamenteve, që sipas tij shkojnë deri në 15 mijë euro metri katror.

“Edi Rama është në mbyllje të karrierës dhe nuk po pyet shumë për ndërkombëtarët. Marrëdhëniet me SHBA-të i ka të shkatërruara për shkak të dosjes McGonigal dhe për shkak të korrupsionit.

Ka menduar të bënte një rritje rrogash për fushatë, por ka parë që nuk ka buxhet për ta bërë këtë. Ai është një mashtrues ordiner, mundësitë janë shumë të larta.

Para ka por ato vidhen. Raporti i KLSH nxorri rreth 10 miliardë dëme nga prokurimet dhe tenderat. Ishte edhe një raport i BIRN.

Janë shifra të frikshme. Rritja e pagave dhe pensioneve kanë bazë buxhetore. Por unë nuk e di sa ka shkuar defiçiti buxhetor apo borxhi publik.

Ato mund të eklipsojnë ekonominë. Dëmi ekonomik duhet të jetë qindra miliona euro vetëm nga ç’vlerësimi i euros. Ne vetëm humbasim sepse po futet para e pistë nga grupet mafioze për zgjedhje.

Tirana është bërë si kartelet e pastrimit të parave në Kolumbi në kohën e Pablo Eskobarit. Ore si ka mudësi të shkojë çmimi i metrit katror 15 mijë euro, san ë Tokio.

Lexo edhe :  Deputeti i PD mbron pemën në Lushnje/ Korreshi kundërshton lirimin e hapësirave publike

Kjo shkatërron biznesin e vogël dhe shtresën e mesme. Kush është ai qytetar që mund të blejë apartamente me ato çmime.

Gjithçka është në formën e një piramide, që ishalla mos të na zërë poshtë, se do të harrohen ato piramidat e 97-ës.

Amerikanët përderisa e kanë shpallur “non grata” Sali Berishën, i qëndrojnë atij vendimi stoik. Por këtu nuk po votohet vetëm për Sali Berishën, po votohet për kandidatët.

Por edhe Rama i ka të mbyllura marrëdhëniet me SHBA-në, pas aferës McGonigal. Një takim 20 minutësh me përfaqësuesin amerikan, është vetëm sa për një kafe”, është shprehur Biberaj.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV