Seanca në Kushtetuese/ Konfiskimi i pronave me VKM, PD kërkon shfuqizimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar dje kërkesën e Partisë Demokratike për VKM-në që konfiskon ndërtimet pa leje. Avokati i përfaqësuesve të PD-së Marash Logu kërkoi shfuqizimin e këtij vendimi me argumentin se cënon të drejtën e pronës së qytetarëve.

Në Gjykatën Kushtetuese u shqyrtua dje kërkesa e Partisë Demokratike për shfuqizimin e VKM që konfiskon ndërtimet pa leje, vendim i miratuar në vitin 2020. Në seancë kanë qenë përfaqësuesit e PD-së dhe ata të mazhorancës. Të djathtët edhe me kërkesën e tyre kanë kërkuar shfuqizimin e kësaj VKM-je pasi sipas tyre favorizohen oligarkët dhe penalizohen qytetarët. Gjykata Kushtetuese nisi shqyrtimin, pasi deputetët demokratë plotësuan kërkesën e saj, që të autorizonin me firmë një përfaqësues në seancë. Të 28 deputetët kanë autorizuar me firmë avokatin Marash Logu, krahas Gazment Bardhit dhe Dhurata Çupit. Të dy palët dhanë argumentet mbi çështjen, por seanca u zhvillua me debate. Marash Logu kërkoi shfuqizimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave me argumentin se cenon të drejtën e pronës së qytetarëve. Logu tha se nuk është faji i një qytetari që nëse ka blerë një apartament dhe papritur zbulon se e gjithë godina është konfiskuar për faj të ndërtuesit. “Çfarë ndodh me personat e tretë mund të kenë blerë një apartament në këto godina. Në qoftë se unë si qytetar i thjesht kam lidhur një kontratë sipërmarrje nuk kam detyrim të mbajë në kontroll ndërtuesin. Nuk mbahet në kontroll ndërtuesi. Aq më pak mund të themi nëse jam një qytetar që kam blerë një apartament dhe papritur marr vesh që gjithë godina është konfiskuar, përfshirë edhe apartamentin tim. Kjo në vlerësimin tonë e cenon në mënyrë flagrante të drejtën e pronësisë të qytetarëve që nuk kanë asnjë lloj faji pse një ndërtues mund të ndërtojë në shkelje të lejes së ndërtimit”, tha Marash Logu. Gazment Bardhi tha se kjo VKM favorizon një grup të caktuar oligarkësh dhe se sipas tij pronat e konfiskuara duhet të dalin në ankand. Drejtuesja e seancës kërkoi që diskutimet të mbeten vetëm në kuadrin ligjor dhe të shmangen akuzat politike. Nga ana tjetër përfaqësuesja e qeverisë, u shpreh se dalja e pronave në ankand nuk përjashtohet në vendim. Nga ana tjetër ka qenë përfaqësuesja e qeverisë Elira Kokona që ka mbrojtur vonesat që kanë ardhur për të plotësuar këtë VKM. “Këshilli i Ministrave merr parashikimet dhe hartimet nga ministrat propozues. Në zbatim të akteve ligjore. Parashikohen në kalendar sesi procedohet, dhe viti 2021 ka qenë mjaftueshëm me angazhime të Këshillit të Ministrave, duke nisur nga pandemia, kriza energjetike, duke bërë Këshillin e Ministrave të ketë një seri vonesash. Kjo as e cënon vullnetin e Këshillit të Ministrave dhe as prek interesin publik, sepse në rastin konkret po flasim për leje që kanë dalë dhe janë zbatuar pas 2021. Në aspektin e përzgjedhjes, Këshilli i Ministrave ka zgjedhur momentin e duhur”, është shprehur ajo.

Të fundit

3 medalje ari në Madrid, Shqipëria ka një kampione Europe në peshëngritje!

Peshëngritësja Enkileda Carja ka arritur rezultat të jashtëzakonshëm në evropianin e 17-vjeçarëve që po mbahet në Madrid. Sportistja e...

“Ju tregoj kush ishte lojtari që Ferguson e trajtonte si djalin e vet”

Lee Sharpe, tre herë fitues i Premier League me Manchester United, ka zbuluar disa detaje nga vitet '90 të "Djajve të kuq". Sipas tij,...

Ngacmoi seksualisht të bijën minorene, arrestohet 55-vjeçari në Lezhë

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Lezhë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur. Përmes një njoftimi, Policia...

Igli Tare nuk ka më durim: Pranoni ofertën ose e mbyllim

Igli Tare ka konfirmuar se Milani bërë një ofertë të fundit për mesfushorin e Club Brugge, Ardon Jashari. Ai e quan ofertë finale dhe...

24 orë të zhdukura/ Tezja dhe mbesa largohen nga banesa, 61-vjeçari: Më ndihmoni t’i gjej

Më datë 26.07.2025, ka kallëzuar shtetasi P. P., 61 vjeç, se është larguar nga banesa vajza e tij shtetasja D. P., 20 vjeçe, dhe...

Lajme të tjera

Web TV